Rama: Berisha të japë dorëheqjen

"Shërbimi më i mirë do të ishte dorëheqja e kryeministrit, para se shqiptarët ta largojnë me votën plebishitare. Kryeministri duhet të ikë dhe jo të kërcënojë drejtësinë", u shpreh Rama në një konferencë për shtyp.
Duke komentuar propozimin e një ditë më parë të kryeministrit për ligjin për shtetëzimin e trojeve, Rama akuzoi Berishën se po tallet me inteligjencën e shqiptarëve pasi ky veprim është kryekëput i gabuar.
"Kryeministri të mos tallet me shtetëzimin e trojeve ku sekseri i tij serb e ka blerë atë truall për fare pak para. Me propozimin e tij kryeministri na sugjeron që ne qytetarët shqiptarë t'i blejmë tokën një shtetasi të huaj serb dhe pasi kësaj pikërisht ai i huaj të fitojë edhe nga shpronësimet, duke vazhduar më tej punën si sekser", theksoi Rama.
Kreu socialist kërkoi nga Prokuroria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit që të hetojë privatizimin e trojeve.