POLICET E BANKESBasha-Bode debat per buxhetin ne Parlament
Berisha mbeshtet Bashen Topalli jep kompromisin
Ministri i Brendshem Lulzim Basha perplaset ne seancen e Parlamentit me ministrin e Financave Ridvan Bode per numrin e policeve qe do te ruajne Banken e Shqiperise. Rreth ores 0045 te dites se sotme teksa po votohej buxheti i vitit te ardhshem nen per nen Basha kerkoi qe sipas nje marreveshje me Banken e Shqiperise te llogariten edhe 100 police me shume per ruajtjen e institucionit financiar. Ne mbledhjen e fundit te qeverise eshte diskutuar per nje ndryshim ne kete nen ku do te shtohet me 100 numri i punonjesve per te reflektuar nje marredhenie kontraktuale mes Keshillit te Ministrave dhe Bankes se Shqiperise e cila ne reformen e policise humbet si shume institucione te tjera mbrojtjen e policise si polici objektesh por me kete marreveshje merr persiper te financoje plotesisht koston per 100 kuadro policore per objektin qendror ne Tirane objekte te tjera ne vend dhe per transportin e sigurt qe ajo perdor tha Basha. Por i menjehershem ishte reagimi i Bodes i cili e quajti te ekzagjeruar kete numer duke propozuar gjysmen e tyre. Numri 100 eshte i ekzagjeruar. Jane pese poste roje dhe shoqerimi ne kater rrethe te Shqiperise i levizjes se cash. 100 police eshte numer shume i madh duhet te jete 50 dhe eshte e mjaftueshme. Nuk paguhen nga Banka. Raporti i Bankes me buxhetin eshte fare i thjeshte. Banka sa me shume rrit shpenzimet aq me pak i jep buxhetit dhe ka programuar per vitin 2011 nga 6 miliarde qe ka paguar ne 2010 do paguaje 3.7 miliard ne 2011. Banka derdh fitimin ne buxhet. Ministrin Basha e mbeshteti ne diskutim edhe Kryeministri Berisha i cili u shpreh dakord me numrin 100 te policeve qe do ruajne Banken. Por megjithe qendrimin e Kryeministrit dhe insistimin e Bashes Bode insistoi ne pergjysmimin e ketij numri. Ne fund u desh nderhyrja e kryeparlamentares Topalli e cila propozoi numrin 60 cka beri qe maxhoranca te votonte me te gjitha votat pro nenin e buxhetit.