Rama: Berisha të mos shkelë Kushtetutën

Kreu socialist deklaroi se shefi i qeverisë nuk duhet të shkelë Kushtetutën dhe nuk duhet të kalojë jashtë kufijve dhe detyrimeve të tij ligjore.
Rama vlerësoi se deklarata e ambasadorëve të Bashkimit Evropian dhe po ashtu edhe deklarata e Shteteve të Bashkuara, janë këmbana alarmi.
"Kryeministri duhet të mbyllë gojën në raport më probleme dhe procese që nuk kanë të bëjnë me detyrat e tij dhe duhet të hapë gojën para prokurorëve dhe të tregojë ato që di për ngjarjet që janë kthyer në shqetësim publik", u shpreh Rama.
Kryesocialisti akuzoi në një konferencë për shtyp kryeministrin e vendit se për shkak të interesave personale dhe klanore të lidhura me botën e përfitimeve të paligjshme ka futur qeverinë e vendit, maxhorancën parlamentare në një konflikt privat me Prokurorinë e Republikës.