KLSH kontroll te rrepte ne QSUT

Qe prej dites se hene ne ekipin e kontrollit te perbere nga mjeke ekonomiste dhe juriste do te kaloje i gjithe dokumentacioni i QSUT.
Shqyrtimi i kartelave te pacienteve dhe pasqyrimi i kostos se pacientit pritet te saktesoje nese ka patur shpenzime te teperta te kryera ne kete qender.
Por nga ana tjeter do te dalin ne drite edhe gabimet, nese ka te tilla, ne mjekimin e pacienteve.
Burime prane ketij ekipi kontrolli spjegojne se perparesi do te kene procedurat e prokurimeve, blerjet e vogla si dhe zbatimi i standarteve te konkursit per personelin e ardhur vitin e fundit ne qendren me te madhe spitalore, ku nje pjese e mire e tyre jane pushuar nga puna per mungese te diplomes.
Shkak per kontrollin e inspektoreve te KLSH-se ne QSUT u bene dyshimet per keqmenaxhim te qendres spitalore univeristare, pas mungeses se theksuar te ilaceve per gjate gjithe muajve te kaluar.
Inspektoret pritet te nxjerrin faturen financiare dhe me pas, nese do te rezultojne abuzime emrat pergjegjesit dhe shkaktaret e asaj gjendje te pazakonte ne spitale.
Ekipi i Kontrollit te Larte te Shtetit do te qendrojne per dy muaj ne spitalet e QSUT ku ne 15 dhjetor do te dorezojne raportin e tyre.
Menjehere pas tyre ne kete qendre do filloje kontrollin auditi i brendshem i Ministrise se Shendetesise, i cili tashme eshte larguar per t'i lene radhen KLSH-se.