E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media nderkombetare/ La Republica Shqiperia parajsa e papritur

10-11-2010 / Gazeta 55

Gazeta italiane La Repubblika ka publikuar nje reportazh ne 4 faqe me titullin Shqiperia parajsa e papritur nisur nga zgjedhja qe udherrefyesi turistik Lonely Planet ka bere per vendin tone si destinacion i pare per tu vizituar ne 2011-ten.
Artikulli i gazetarit Paolo Gallori ndalet te qytetet e Durresit Sarandes Beratit Krujes duke bere pershkrimet dhe kulturen e tyre por pa lene menjane edhe kritikat.
Shkrimi i La Republica fillon me frazen se askush me shume se italianet nuk habiten per kete klasifikim qe ka lene Brazilin ne vend te dyte dhe Italine ne vend te shtate pasi edicionet e tyre te lajmeve jane te mbushura me trafikante dhe emigrante shqiptare.
Gazetari italian pasi permend amfiteatrin e Durresit ben nje kritike per ndertesat e larta duke thene. Ne shikimin e qytetareve drejt se ardhmes duket se nuk i kushtojne me vemendje te shkuares. Italiani Gallori pershkruan jetesen e qytetareve te Durresit duke vleresuar se si italian aty mund te jetosh disa kenaqesi te vogla sepse te gjithe flasin nga pak italisht Laura Pauzini eshte akoma me e njohur se Lady Gaga shume veta festuan per fitoren e Interit ne Champions League etj.
Me tej pershkruan Golemin nga ku nuk mund te shohesh me detin po vetem pallate. Nese mireqenia tregon muskujt e saj kujtesa qan. Nje krim duke perseritur gabimet e te tjereve ne perpjekje per te imituar me te miren e mbyll pershkrimin per Durresin gazetari italian per te vijuar me Saranden.
Nuk le pa permendur Butrintin si nje qytet i fortifikuar prej nga ka mbetur nje teater qe daton ne shekullin III para Krishtit. Nje histori qe ketu pershperit kujtesen e saj neper male deshmitare te ngjarjeve te tokes se shqiponjave shkruan Gallori.
Ne viziten ne Berat tregon faktin si qyteti i mijera dritareve Kalane e qytetit dhe muzeun dedikuar Onufrit. Piktori me i madh shqiptar i shekullit XVI i specializuar ne ikonat e shenjta cileson Onufrin artikulli. Ndersa vijon me Krujen dhe Kalane e Skenderbeut ai shkruan ne muret e muzeut pikturat festojne veprat e tij.
Duhet te largohesh 120 km nga Tirana per te pare shtate liqenet e Lures shkruan me tej Gallori te cilat i pershkruan si pellgje te vogla te vendosura ne nje peizazh malor te heshtur dhe solemn ku thirrjet e atyre qe jetojne ende ketu mund te jene nderhyrja e vetme harmonike ne partituren muzikore te krijuar.
Reportazhi perfundon ne Aeroportin e Tiranes ku gazetari Gallori pershkruan muret e tij plot hapesira publicitare pa harruar debatin e fundit mbi prishjen e Piramides ne Tirane.
Ne fotogalerine e faqes zyrtare ne internet gazeta La Republica ka publikuar foto nga kalaja e Krujes Beratit Butrintit plazhit te Durresit piktura te Onufrit Liqenet e Lures etj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›