SHBA-te i kerkojne BE-se te pershpejtoje procesin e integrimit te vendeve te Ballkanit
Tom Kantrimen Zevendesndihmes Sekretar i Shtetit per Evropen e cileson perspektiven e anetaresimit ne Bashkimin Evropian si instrumentin me te fuqishem per perparim ne Ballkan dhe per te garantuar stabilitet ne kete rajon. SHBA-ja ka kerkuar qe BE te mos tregohet e lodhur nga procesi i zgjerimit
Zgjerimi i Bashkimit Evropian eshte instrumenti me i rendesishem qe perendimi ka perdorur deri me sot per ti nxitur vendet qe synojne te anetaresohen ne BE te kryejne reforma thelbesore ne shoqerite e tyre. Dhe ndersa vendet perparojne me shpejtesi te ndryshme drejt aspiratave te tyre vitet e fundit eshte vene re edhe nje lloj lodhje e BE nga zgjerimi. Shtetet e Bashkuara e mbeshtesin qartazi kete prirje te Bashkimit Evropian per te gjithe rajonin jo vetem si dicka qe do ta beje Bashkimin Evropian me te forte dhe rajonin me te qendrueshem por qe do te kontribuoje ne zhvillimin shoqeror dhe ekonomik te secilit vend.
Por zoti Kantrimen tha se per perparimin e ketyre vendeve eshte shume e rendesishme qe Bashkimi Evropian dhe Uashingtoni te hartojne politika qe ti ndihmojne keto vende qe te realizojne potencialin e tyre. Ai tha se keto vende kane ende shume per te bere per te gjetur nje politike te qendres.
Ai permendi korrupsionin dhe shtetin ligjor si dy nga sfidat kryesore.
Disa nga reagimet evropiane ndaj perspektives se Ballkanit vune ne pah edhe mosperputhjen mes vleres se padiskutueshme te zgjerimit si stimul dhe realitetit te BE-se ku vala e fundit e zgjerimit qe shkaktoi shume debate e ka stepur prirjen per zgjerim nga ana e evropianeve. Pese nga vendet e BE-se nuk e kane njohur Kosoven. Mendimi amerikan i shprehur si nga zyrtaret ashtu edhe ekspertet ishte se nje qendrim io tille e dobeson fuqine e BE-se ne Kosove ne nje kohe qe BE-ja duhet te kete atje rolin kryesor si edhe nuk lejon shtrirjen efektive te autoritetit te EULEX-it ne veri te vendit.
Zoti Kantrimen e beri te qarte se me bisedimet e pritshme Beograd-Prishtine nga pikepamja amerikane vetem dicka eshte e panegociueshme sovraniteti dhe teresia e Kosoves.
Stiven Larrabi i Korporates Rand tha se Ballkani mbetet i perfshire nga nje numer prirjesh negative si nacionalizmi i eger niveli i larte i krimit korrupsioni mungesa e zhvillimit ekonomik dhe institucionet e dobeta politike te cilat tha ai kercenojne stabilitetin politik dhe integrimin ne Bashkimin Evropian.
Nese perpjekjet per zgjidhjen e ketyre problemeve nuk jane me sistematike dhe te koordinuara potenciali per dhune dhe mungese qendrueshmerie ne rajon ka shanse te rritet.
Zoti Larrabi hartuesi i raportit per Ballkanin te Institutit per Studimet e Sigurise te BE-se nje organizate studimore e pavarur me qender ne Paris thote se eshte thelbesore qe si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Evropa te konsolidojne perpjekjet per ti dhene fund mungeses se qendrueshmerise ne Ballkan nje here e pergjithmone. Ai sugjeroi qe Shtetet e Bashkuara te krijojne postin e nje te derguari te posacem per Ballkanin.
Edhe Drejtorja e Larte per Ceshtjet Evropiane ne personelin e Sigurise Kombetare ne Shtepine e Bardhe Elizabeth Sherud Randall tha se Ballkani ishte nje nga fushat ku Uashingtoni do te shohe me shume bashkepunim me BE-ne.
Ne Ballkan per shembull ne duam te punojme me Bashkimin Evropian per te bere me shume per tu dhene fund armiqesive te vjetra dhe per te garantuar stabilitet te qendrueshem per te cuar ne fund punen qe filluam ne vitet 1990 duke ndihmuar shtetet atje qe te zhvillojne qeveri efektive dhe te jetojne ne paqe me njeri-tjetrin.
Forumi dyditor i Uashingtonit u perqendrua ne te gjitha fushat e bashkepunimit mes dy aneve te oqeanit. Pervec Ballkanit keto fusha bashkepunimi perfshijne ekonomine perpjekjet kunder terrorizmit ceshtjet globale si ngrohja globale qeverisja globale diplomacia ne Lindjen e Mesme dhe perpjekjet ne kuadrin e NATO-s.