E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza/Cilat jane kontributet e politikes ne proceset e Integrimit Europian

10-11-2010 / Gazeta 55

Partia Socialiste ka merita te medha per shtyrjen qe Komisioni Europian vendosi per shqyrtimin e marrjen e statusit-kandidat. Edi Rama i dha nje shuplake te forte aspirates se shqiptareve per tu integruar sa me shpejt. Ja te gjitha meritat qe ka Partia Socialiste si opozite e afte kundra qeverise me deklaratat e tyre Ne Shqiperi ka falsifikime te pasaportave Biometrike Ne Shqiperi ka 1 milione te papune Sapo te merren vizat 1/3 e shqiptareve do te largohen nga Shqiperia Kufijte e Shqiperise nuk jane te sigurta Ekonomia shqiptare eshte ne regres shume te madh Nuk ka votime te rregullta edhe kur i pranojne dhe plot 20 mije socialist i noterizojne me arsye Nuk ka liri te shtypit etj. Keto jane ankesat qe ndihmuan komisionin europian per te shqyrtuar Integrimin e Shqiperise ne BE.
Ky eshte kontributi qe Opozita i dha vendin per me shume se nje vit kalendarik. I hapi syte evropianeve se ka protesta bllokime rrugesh dhe greva urie perpara kryeministrise. Domosdo Komisioni i BE-se qe i ka shenuar keto sherbime qe PS-ja i ka bere vendit. Gjithcka eshte bere sepse kerkohej ti faturohej shtyrja e marrjes se vendimit si deshtimin i qeverise Berisha. PS-ja qe ka punuar me seriozitet se qeveria ne informimin e zhdrejte te Komisionit. Dergatat e tyre te njepasnjeshme kane dhene rezultat. Bravo selise se PS-se qe gezonte me denese kur doli Z. Fyle doli ne konference per shtyp per deklaruar se Shqiperia ende nuk ka permbushur disa reformat.
Enturazhi i Rames ishte i harbuar krejt pse Z. Fyle theksoi se raporti i Komisionit karakterizohet nga kritika te forta ndaj institucioneve te shtetit dhe pamundesise se tyre per te permbushur standardet. Natyrisht qeveria Berisha nuk mund te realizonte te gjitha reformat pa kontributin e PS-se votimin e ligjeve aq te domosdoshme per standardet europiane. Sigurisht Berisha nuk mund te nderhynte ne se sistemin e drejtesise pa ok e Presidentit Topi i cili ka pergjegjesi per punet e pabera te KLD-se dhe sistemit te gjyqesorit te prokurorise etj.
Kryeministrit Berisha i duhesh pikesepari nje opozite sa me shume konstruktive qe leshonte pe per hir te permbushjes se kritereve te Kopenhagenit dhe jo nje opozite si kjo me agjende konfliktuale. Qe sa here perballet me euro-parlamentare nxjerr arsenalin e akuzave dhe shpifjeve sic na ndodhi per turp te zotit perballe komitetit te Stabilizim-Asociimit BE-Shqiperi.
Sido qe te jete arsyeja madhore e kesaj shtyrje dicka kuptuam nga fjalet e komisionarit Fyle kur tha se te dyja palet politike jane pergjegjese per te permbushur kriteret e vendosura ne Kopenhagen. Dy pale pergjegjese thote Europa. Kurse palet e interesuara ne Shqiperi kane tendenca te theksuara tia faturojne njeri-tjetrit ngercin politik.
Mirepo nese per liberalizmin e vizave ka pasur kritere teknike dhe ishin te varura plotesisht nga qeveria dhe rasti i plotesimit te ketyre kritereve ka treguar se qeveria i ka plotesuar detyrimet e pikave te pyetesorit ne nje kohe rekord raporti i komisionit europian kesaj radhe ka pasur kriterin politik qe sikurse dihet nuk varet nga qeveria por per kete pergjegjese eshte dhe opozita e cila ka ndikuar per situaten ne vend. Eumlshte e kuptueshme per te gjithe se ne kete ceshtje ajo cka reflektuar me se miri ishte klima politike dhe greva e paarsyeshme e realizuar nga PS-ja. Per rrjedhoje logjike Statusi kandidat kerkonte kushte politike qe jane sekuestruar nga PS-ja per me shume se nje vit. Eumlshte nje vije sjellje e opozites se Rames qe nuk ndryshon ne thelb. Sepse ndersa Berisha nenshtronte MSA-ne ishte sjellja e Rames me bilbila ne parlamentet qe terhiqte vemendjen. Berisha afroi vendin duke anetaresuar ne NATO kurse Rama bente protesta ne shesh. Kur qeveria Berisha synonte te liberalizonte vizat e keshtu lejonte levizjen e lire ishte Rama qe bllokonte rruget e bulevardin kryesore me simboliken e cadrave te urise. Negative nuk eshte investimi i PS-se ne kundervenia ndaj se ardhmes se Shqiperise. Ajo qendron tek paaftesia e shoqerise per te mos ndeshkuar pengmarresit apatride.
Sidoqofte eshte e qarte se vendi ka bere nje progres shume te madh ne keto 5 vite sa qe nuk krahasohet me asnje qeveri tjeter bene keto 20 vite per nga koha dhe sasia. Pas 2005 eshte zhdukur krimi i 200 bandave trafikimin i mishit te bardhe dhe droges qe preknin Europen nepermjet moratoriumit te skafeve po ashtu kontrollojme kufirin me sistemin me modern ne qarkullim TIMS sikurse kemi nje gjendje civile me leter njoftime biometrike te standardeve te BE-se sikurse eshte rregulluar eksport-importi me kerkesat e BE-se sikurse kemi kaluar ligje te njejta me ato te komunitetit europian jane forcuar shume institucione kushtetuese krejt te pavarura nga Politika. Ekonomia reagoi mire ndaj krizes globale me taksa te uleta. Fituam besim dhe u faktorizuam ne Ballkan si fuqi pajtuese. Patjeter ka shume per te bere ende. Shume pune e presin qeverine Berisha. Prandaj optimizmi vlen per aq sa vlen ne keto dite gezimesh dhe hidherimesh.
L.Lita

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›