E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha vulosi vjedhjen e zgjedhjeve

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka komentuar dje refuzimin e ngritjes se komisionit hetimor ne perfundim te seances se jashtezakonshme


Rama Zgjedhjet e 8 majit jane teresisht te rrezikuara


TIRAN - Pas deshtimit te ngritjes se komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 kryetari i Partise Socialiste Edi Rama vleresoi se u vulos faqja e zeze e pushtetit te vjedhur.


Ne nje bashkebisedim me gazetaret kryesocialisti deklaroi se permes ketij vendimi u faktua se kryeministri i ka vjedhur votat ne 28 qershor dhe se e verteta e kycur ne kutite e materialeve zgjedhore eshte e tmerrshme e padurueshme dhe e paperballueshme per te dhe per qeverine e tij.


Zoti Rama ne seancen e jashtezakonshme plenare nuk u arrit nje konsensus PD-PS per hetimin e zgjedhjeve.


Ndersa kryeministri Berisha leshoi shume akuza ndaj opozites. Si e vleresoni ju kete


As ne prag te Vitit te Ri njelloj si edhe te premten ne prag te Krishtlindjeve Saliu nuk iu kurseu shqiptareve shfaqjen e gjate dhe te shemtuar te mungeses se edukates minimale qytetare se per me shume as qe mund te behet fjale.


Foli pa fund shpifi pa fund fyeu pa fund dhe i dha fund ketij viti parlamentar ne menyren me te demshme per vendin dhe per njerezit e zakonshem te ketij vendin duke refuzuar cdo kompromis te ofruar nga opozita dhe duke e thelluar krizen politike. E vetmja e re qe kishte e hena nga e premtja ishte se mbreme te henen Saliu erdhi i hipur mbi ponin qe e ka per zevendeskryeminister.


Se kam fjalen per Ferdinand Ponin por per nje lloj kali shtatshkurter dhe shendetbujshem qe ngjan shume me Ilir Meten. Kaloresi Sali duke luftuar opoziten me kembet ne toke dhe poni Ilir qe hingellinte kunder opozites me Saliun ne kurriz ishin fotografia kuptimplote e nje koalicioni qeveritar te cilin e mban bashke vetem korrupsioni.


E hena njesoj si e premtja e shkuar do te tregoje se cmendje dhe cduar e udheheqin Shqiperine. Ne pamje te pare kaloresi dhe kali dje te henen thjesht perseriten nje dyluftim qorr me opoziten por ne fakt kush humbi perseri ishte Shqiperia ishin shqiptaret te cilet edhe dje nuk degjuan prej qeverise se tyre asgje qe tu ngrohe zemren tu qetesoje shpirtin tu ushqeje shpresen.


Ne fund te debateve mazhoranca votoi kunder ngritjes se komisionit hetimor. Si e konsideroni ju kete


Te premten e shkuar Saliu e pranoi faqe gjithe shqiptareve kurse mbremjen e se henes e vulosi per faqen e zeze te ketij pushteti te vjedhur se i ka vjedhur votat ne 28 qershor dhe se e verteta e kycur ne kutite e materialeve zgjedhore eshte e tmerrshme e padurueshme dhe e paperballueshme per te dhe per qeverine e tij. Fale kesaj vule ne kemi te vertetuar katerciperisht vjedhjen.


Fale vules ska me shqiptare me nje fije arsye dhe te tille jane thuajse te gjithe shqiptaret qe te mos e kete kuptuar se kush nuk e do transparencen pse nuk e do transparencen. Kush shkel Kushtetuten dhe ligjin pse e shkel Kushtetuten dhe ligjin. Kush i shkon ndesh arsyes dhe pse i shkon ndesh arsyes.


Te gjithe e kane kuptuar se Sali Berisha i ka vjedhur zgjedhjet dhe gjithmone e me shume po e kuptojne se i ka vjedhur zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine ashtu sic Shqiperia po vidhet dita dites.


Jemi vene perpara nje situate jashtezakonisht dramatike por njekohesisht jemi ne nje udhekryq shume te rrezikshem ku shoqeria rrezikon te mpihet per shkak se aferat dhe skandalet e korrupsionit jane bere kaq qartesisht te dukshme por dhe kaq te perditshme sa asgje nuk cuditet me askend.


Cila do te jete rruga qe do te ndjeke opozita pas ketij votimi


Shqiperia sot ka nje opozite me te vendosur se kurre dhe me te bashkuar se asnjehere qe nuk do te heqe dore nga transparenca dhe heret ose vone transparenca do te behet. Dhe kush ka mbushur kutite ne 28 qershor do te dale nga kutite sepse Saliu nuk i zhben dot te vertetat qe kane materialet zgjedhore dhe ato do apo nuk do vjedhesi i zgjedhjeve te shkuara do te bien ne duart e publikut heret ose vone.


Ne mendojme me mire heret se vone jo per te miren tone te pervecme por per te miren e perbashket te Shqiperise dhe te shqiptareve qe meritojne zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe qe ne asnje menyre nuk mund te bejne zgjedhje te tjera si ato qe shkuan.


Qendrimi yne mbetet i pandryshuar. Bindja jone sot eshte edhe me e forcuar dhe beteja jone edhe me bindese sepse pavaresisht vules qe Saliu i vuri dje vertetimit se i ka vjedhur zgjedhjet dhe kapakut qe perkohesisht vuri mbi kete ceshtje opozita nuk do te ndalet. Nuk do te ndryshoje jo vetem qendrim por as edhe fokus. Do te vazhdoje te kerkoje transparencen.


Jemi ne prag te mbylljes se vitit a keni nje bilanc te situates politike krahasuar me nje vit me pare


Shqiperia sot eshte me e trazuar se nje vit me pare ekonomikisht dhe shoqerisht. Per kete fajin e ka jo Harry Potter por Sali Berisha. Shqiperia sot eshte me e varfer se nje vit me pare dhe per kete fajin e ka Sali Berisha.


Mbreme te henen ai ka hedhur shume me teper drite mbi kete te vertete duke dale perpara te gjithe shqiptareve as me shume dhe as me pak por ai qe Saliu eshte nje personazh i vetvetes qe nuk e ka me ne dore veten e tij dhe qe fare mire mund te kishte nje vend ne librin e Harry Potter por pa asnje dyshim nuk qendron ne vendin ku rri sepse ai eshte nje vend te cilin populli ne demokraci ua jep atyre qe drejton. Nderkohe qe Saliu ne ate vend vazhdon te qendroje se nuk e ka lene popullin te zgjedhe.


Zoti Rama si do te arrini te clironi zgjedhjet sic thoni ju dhe te garantoni transparencen e zgjedhjeve ne kushtet kur nuk u miratua komisioni.


A do te marre pjese opozita ne zgjedhjet lokale te 8 majit


Mospjesemarrjen ne zgjedhje e deshiron Saliu dhe e enderron Iliri. Ky nuk eshte opsioni.

A pret pas seances se fundit qe Partia Socialiste te kete nje kompromis me Partine Demokratike Nese po do te kete nje riformulim kerkese dhe nese jo cfare strategjie do te ndiqet


Une kam komunikuar me shume njerez ne jemi sot me te vendosur se dje per te shkuar deri ne fund te betejes dhe per ta cuar deri ne fund perpjekjen tone. Heret ose vone ne do ta bejme transparencen e zgjedhjeve te shkuara pasi nderkohe qe me fletet e votimit Saliu mund te beje ate qe kaq shume e deshiron dhe mund ti zhduke gjurmet qe ka ne ato flete me materialet zgjedhore askush nuk ben dot asgje pervecse ti ruaje.


Ju thate se nuk do ti bojkotin zgjedhjet e ardhshme vendore nderkohe cfare ju ben te mendoni se zgjedhjet e ardhshme nuk do te manipulohen serish


Asgje. Zgjedhjet jane teresisht te kercenuara teresisht te rrezikuara teresisht te komprometuara. Duke thene qe ne se kemi konsideruar kurre opsion mospjesemarrjen nuk keni pse e perserisni pyetjen kur pergjigja eshte dhene disa here. Rinenvizoj se ne do te bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe te mos lejojme qe te kete zgjedhje si ato te shkuarat.


Nderkohe qe PS po denoncon rastet e korrupsionit perpara nje jave kishte nje denoncim nga partia juaj per shkak se Kryeministri Berisha sipas Erion Braces kishte perdorur vrases per te akuzuar dhe per ti bere shantazh PS-se. A keni nje koment per kete ceshtje meqenese edhe emri juaj eshte permendur ne CD-ne e derguar...
Nuk i heq asnje presje asaj qe eshte zbuluar nga deputeti Erion Brace.


Zoti Rama diten e neserme KQZ do te mblidhet per te vendosur fatin e fleteve te votimit. fare prisni nga kjo mbledhje


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte nje kasolle ne oborrin e pushtetit dhe sigurisht qe ska asnje rendesi dhe asnje interes se cfare thote dhe se cfare ben KQZ ne kushtet kur i zoti i oborrit i thote dhe i ben vete te gjitha paudhesite.


Kryeministri Berisha deklaroi ne seancen plenare se ne kerkesen tuaj perfshihej numerimi. Keni nje koment per kete


Saliu na ka sfiduar mbreme te gjitheve qe te nxirrni nga arkivi kerkesat tona per rinumerim te votave. Bejeni nxirreni. E bene nje prove dhe nuk mu duk se nxoren gje bejeni prape nxirreni.


Ne numerimin e kemi kerkuar vetem ne KQZ bazuar mbi Kodin e shkruar dhe miratuar konsensualisht gjate procesit zgjedhor. Me perfundimin e procesit zgjedhor dhe me daljen e vendimeve te korruptuara te Kolegjit Zgjedhor por qe gjithsesi jane vendime gjykate te paapelueshme ne nuk kemi kerkuar me numerim. Ne kemi folur per hetim te numerimit qe eshte gjithcka krejt tjeter dhe qe lidhet me hetimin teresor dhe i cili fillon nga materialet zgjedhore.


E gjithe ajo qe thuhet dhe rithuhet eshte absolutisht genjeshter eshte absolutisht shpifje eshte absolutisht me qellimin e qarte qe te devijoje vemendjen e publikut. Ne nuk kemi hequr dore dhe nuk jemi terhequr nga asgje. Ne jemi terhequr per ti hapur rruge nje zgjidhje qe ishte pranuar me pare nga Saliu. Tani na doli prova fakte dhe grup-fakte. Prova eshte Saliu fakti eshte Iliri grup-fakti eshte qeveria.


Per seancen


Saliu erdhi i hipur mbi ponin qe e ka per zevendeskryeminister. Se kam fjalen per Ferdinand Ponin por per nje lloj kali shtatshkurter dhe shendetbujshem qe ngjan shume me Ilir Meten. Kaloresi Sali duke luftuar opoziten me kembet ne toke dhe poni Ilir qe hingellinte kunder opozites me Saliun ne kurriz ishin fotografia kuptimplote e nje koalicioni qeveritar te cilin e mban bashke vetem korrupsioni.


Per votimin


Te premten e shkuar Saliu e pranoi faqe gjithe shqiptareve kurse mbremjen e se henes e vulosi per faqen e zeze te ketij pushteti te vjedhur se i ka vjedhur votat ne 28 qershor dhe se e verteta e kycur ne kutite e materialeve zgjedhore eshte e tmerrshme e padurueshme dhe e paperballueshme per te dhe per qeverine e tij. Fale kesaj vule ne kemi te vertetuar katerciperisht vjedhjen.


Per zgjedhjet


Zgjedhjet jane teresisht te kercenuara teresisht te rrezikuara teresisht te komprometuara. Duke thene qe ne se kemi konsideruar kurre opsion mospjesemarrjen nuk keni pse e perserisni pyetjen kur pergjigja eshte dhene disa here. Rinenvizoj se ne do te bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe te mos lejojme qe te kete zgjedhje si ato te shkuarat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›