Mungon prodhimi vendas tregjet mbushen nga importi
Mungesa e infrastruktures dhe politikat tregtare pengojne hyrjen ne treg te prodhimit vendas
TIRAN - shte bere zakon tashme qe perime si qepet dhe patatet te cilat mund te prodhohen lehte ne vend ne ti importojme nga shtetet perreth madje edhe nga zemra e Europes si Franca. Por tashme ne tregun tone gjenden produkte nga shtete pertej oqeanit si Brazili Argjentina Kina Kili etj.
Mjafton nje vezhgim ne tregje dhe duke komunikuar me tregtaret meson se ne kete sezon shqiptaret hane qershi nga Argjentina e Brazili Kajsi nga Kili Patellxhane nga Turqia e Speca nga Bullgaria. Sigurisht nje pjese e tyre ne kete sezon nuk i perkasin mallrave te shportes pasi edhe cmimet jane teper te kripura. Nje kilogram kajsi kiliane shiten me rreth 1 200 leke kilogrami ne tregjet e Tiranes. E njejta gje ne lidhje me cmimet verehet edhe per perimet apo frutat e tjera te cilat nuk jane te sezonit dhe tregtaret i importojne edhe nga pertej oqeanit.
Megjithate ka edhe prodhime si qepa e thate dhe patatja per te cilat zona te ndryshme te vendit njihen per kapacitetet e tyre prodhuese por qe ne jemi te detyruar ti importojme. Kukesi dhe Kosova kane prodhim te konsiderueshem te ketij produkti por per shkak te mungeses se infrastruktures ato nuk arrijne te hyjne ne tregun
mbareshqiptar duke ia lene vendin patateve te vendeve perreth perfshire edhe Serbine. Ne lidhje me kete disa muaj me pare prodhues kosovare te patates akuzuan autoritetet shqiptare se po favorizonin me politikat e tyre doganore patatet e Serbise kundrejt atyre te Kosoves. Thuajse e njejta situate eshte edhe per qepen. Tregtaret tregojne se ajo importohet masivisht nga Maqedonia.