E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Berishës: 10 ditë afat për hapjen e kutive

“Beteja jonë për hapjen e kutive të 28 qershorit, për transparencën e plotë të zgjedhjeve, për legjitimin e parlamentit shqiptar do të vazhdoj më tej, në një betejë të rezistencës aktive, politike e qytetare kudo, çdo ditë, e me çdo mjet të protestës, përballë një qeverie, që brenda 10 ditësh duhet të zgjedhë përfundimisht: Ose të hap kutitë, ose të pranoj rënien e saj”, theksoi Rama në mbyllje të protestës treditore të organizuar para kryeministrisë.

Ai shtoi se “Rrugë të mesme mes lirisë dhe mungesës së lirisë nuk ka, rrugë të mesme mes të drejtës dhe padrejtësisë nuk ka, zgjedhje të lira ose jo të lira, edhe të drejta edhe të padrejta, edhe me apo standarde dhe pa standarde nuk ka”.  Ai tha gjithashtu se PS-ja nuk po kërkonte pushtetin, por të drejtën demokratike e ligjore për të parë votën nga ka dalë pushteti.

“Fitorja jonë do të vij nga mbrojtja e kësaj të drejte me forcën e të gjitha arsyeve të rezistencën tonë, me një valë të ndashme dhe të pandalshme protestash, përpara të cilës Sali Berisha do të dorëzohet si çdo uzurpator. Por ne nuk jemi forca e verbër e së shkuarës që rikthehet në jetën shqiptare me dhunë, për të marrë pushtetin. Ne vijmë nga vizioni ynë demokratik perëndimor. Ne do tu rezistojmë dhunuesve të institucioneve duke mos u lëshuar më asnjë milimetër rrugë në ushtrimin abuziv të pushtetit të tyre ilegjitim”, vijoi kreu socialist.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›