Rezultat 9-1, Totenhemi shpartallon Uiganin
Skuadra e Totenhemit ka shpartalluar Uiganin në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit anglez. Sulmuesi Defoe ishte “kryembreti” i takimit me pesë gola të shënuar, 2 në pjesën e parë dhe 3 në të dytën.
Golin e flamurit për Uiganin e shënoi Charner në minutën e 57-të, kur rezultati ishte 3-0 për vendasit. Më pas, Totenhemi arriti të shënonte edhe gjashtë herë të tjera, ku shijen e rrjetës e provuan edhe Krauç, Lenon, Kranjçar, dhe vetë futbollisti i Uiganit, Kirkland.
Me këtë fitore gjiganteske skuadra e Totenhemit i bashkëngjitet Arsenalit me 25 pikë, duke u pozicionuar në vendin e katërt. Ndërsa Uigani renditet i 15-ti me 14 pikë.