E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Berishës: Mos merr në qafë drejtorët e shkollave!

TIRANE- Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Berisha nga Peshkopia, i cili akuzoi kreun e selisë rozë se ka ofenduar mësuesit e kërcënuar një drejtoreshë shkolle.

Nga Twitteri, Rama i përgjigjet kryeministrit duke i kërkaur të mos marrë në qafë drejtorët e shkollave.
“Sali! Mos merr në qafë drejtorë shkolle duke u kërkuar të rreshtojnë pas teje mësuesit e nxënësit. Është e paligjshme. Do ndëshkohet”, shkruan ai.

Më tej ai ftoi mësuesit të denoncojnë çdo rast ku janë detyruar nga drejtuesit e tyre të marrin pjesë në aktivitetet e qeverisë. “Mësues e nxënës! Denonconi tek PS presionet e drejtorëve për t'ju futur me zor në rreshtin e Saliut. Çdo denoncim do ndiqet pas 23 qershorit”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›