Topi: Ngërçi në KQZ, prelud i keq. Të hënën të shqyrtohet në Kuvend
Tiranë- Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi shprehu sërisht shqetësimin për situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke thënë se ai është një prelud i keq për ecurinë e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Pas takimit me përfaqësues të KQZ-së, zoti Topi tha se në Kuvend të hënën çështja e KQZ-së duhet të jetë primare.
Skemi komisonerë në KQZ. Por kam shprehur shqetësimin tim se një situatë parazgjedhore që ska KQZ-të të formatuar të plotësuar është një prelud i keq për ecurinë e zgjedhjeve. Kur KQZ-ja mbetet në ngërç për çështjet e akteve normative, problemet e dublimeve, më shumë se 200 mijë njerëz që skanë adresë, e procesit paraelektoral. E quaj të pakuptimtë që mes partive parlametare diskutohet mbledhja e Parlamentit ditën e hënë për çështje të rëndësishme që kemi që në aprovues për miratimi e atyre ligjeve. Nuk shfrytëzohet kjo ditë për të shtuar në axhendën parlametare çështjen e KQZ-së,-tha Topi.
Sipas tij partitë politike kanë vetëm retorikë. Kush mbron në terren qytetarët?Çështja e pushtetit sa vjen e del mbi ujë. Jo vetëm duke parë shpenzimet marramëndëse të fushatave parelektorale që bëjnë diferencë me partitë e tjera e me njerëzit e adminsitratës. Duke treguar se jo vetëm po dhunojnë ligjin për administratën, por edhe një panik të vërtetë për humbjen e terrenit qytetar. Por askush se ndalon atë fluks qytetar për ndalimin e situatës,-tha Topi, duke e konsideruar punë e ODIHR-it shumë të rëndësishme.