E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Berishës: S`jemi kundër rrugës së kombit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i është përgjigjur akuzave të shefit të qeverisë në lidhje me rrugën e kombit. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Rama theksoi se opozita nuk është kundër rrugës së kombit por kundër grabitjes që qeveria i ka bërë taksapaguesve shqiptarë.
 

“E kam sfiduar dhe e risfidoj të provojë me një dokument të vetëm që unë apo cilido nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste të jetë shprehur kundër rrugës së kombit si projekt. I them turp, turp, turp që me rrugën e kombit keni bërë një biznes duke i grabitur fondet e taksapaguesve shqiptarë” ka theksuar Rama.

Duke iu referuar edhe deklaratave të partive të vogla për reformën zgjedhore, Rama ka theksuar se PS-ja është e gatshme të bashkëpunojë me to për ndryshimin e sistemit zgjedhor. “Dua të përsëris vullnetin e plotë të PS-së për tu dëgjuar dhe për tu dakortuar me cilëndo parti të vogël për ndryshimin e sistemit zgjedhor” ka shtuar më tej Rama.

Ndërsa i është referuar mbledhjes së kryesisë së PS-së, Rama ka shtuar se antarët e rinj janë në dispozicion të fitores në zgjedhjet e ardhshme. "Zhvilluam një mbledhje konsultative dhe jam i kënaqur sepse ishte një mbledhje që më krijoi bindjen në zgjedhjen e bërë nga Asambleja të antarëve të rinj dhe për disponimin e antarëve të rinj për tu vënë në dispozicion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme" ka shtuar Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›