E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: T`i japim fund zënkave, të bashkëpunojmë për reformat

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u ka bërë thirrje forcave politike në vend t`i japin fund konflikteve egoiste dhe të bashkëpunojnë për reformat e rëndësishme për vendin.
 

Duke folur në konferencën e LSI-së në Shkodër, Meta ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se pengoi për dy vjet integrimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
 

“LSI ka mision qytetar për integrimin europian. Prej 2 vjetësh u bllokua integrimi i vendit në BE. Bllokimi i integrimit u bë nga ngërçi politik i sforcuar nga një person i cili vendosi interesat personale mbi interesat kombëtare” tha Meta.
 

Ai gjithashtu vlerësoi rezultatet që LSI-ja mori në zgjedhjet lokale të 8 Majit duke shtuar se në zgjedhjet e 2013-ës kjo forcë politike do të ketë rezultate akoma më të mëdha.
 

“Rezultati i zgjedhjeve të 8 majit nuk ishte rastrësi. Vështrimi i LSI-së është për arritje shumë herë më të mëdha në 2013-ën” tha Meta ndërsa ka shtuar se kjo forcë politike do të zgjerojë bazën e saj në qarkun e Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›