E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja më e vogël në botë, tërheq Rekordin Gines

Tërheq çertifikatën e Librit Gines, vetëm pasi është tejet e shkurtër. Ndonëse duket si fëmijë 1 vjeç, vajza gëzon një shëndet të plotë, madje duket tejet e lumtur dhe e përlotur, sapo u njoh nga Libri i Rekordeve Gines. 

Jyoti Amge, duket se është vlerësuar dy herë nga Zoti, pasi jo vetëm ka festuar 18 vjetorin në Nagpur, 520 kilometra në lindje të Mumbait në Indinë perëndimore, por në të njëjtën kohë ka tërhequr dokumentin më të veçantë të jetës së saj.

Ajo ishte vetëm 62,8 centimetra e gjatë, shtatë centimetra se mbajtësja e mëparshme e rekordit, amerikania Bridgette Jordan. Amge vuan nga një sëmundje e quajtur ahondroplasia, një formë e nanizmit dhe nuk pritet të rritet më tej.

Ajo tashmë njihet zyrtarisht si gruaja më e vogël në botë. Yoti theksoi se ëndrra e saj më e madhe është që të bëhet aktore.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›