E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Berishës: S`kemi votuar kundër tunelit të Elbasanit

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Tëitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha se opozita ka votuar kundër ndërtimit të tunelit të Elbasanit.
 

“Gënjeshtra e ditës:Socialistët votuan kundër tunelit të Elbasanit! Fakti:Jo, s`kemi votuar kundër dhe media e lirë të provojë kush gënjen!” shkruan Rama.
 

Gjithashtu krue i opozitës iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministrit se kryekomunarët socialistë nuk marrin pjesë në inagurime.
 

“Saliu ankohet pse nuk e presin kryekomunaret tanë kur inauguron rrugë!Sepse shkon për të bërë propagandë me rrugët që shtrojnë vetë komunat” thekson Rama.
 

Sipas tij, Berisha është i vetmi kryeministër në botë që inauguron rrugë komunale e bën propagandë televizive me punët komunale, pasi ka kohë që s`bën më punën e tij.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›