E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reina nuk largohet nga Liverpooli

Agjenti i Pepe Reinas, Manuel Garcia Quilon, ka thënë se klienti i tij nuk do të largohet nga Anfield.

Portieri spanjoll është i pëlqyeri i tifozëve te Redsat që nga viti 2005, mirëpo pas fillimit të keq të sezonit të ri, ka pasur spekulime se drejtuesit e klubit janë në kërkim të një portieri tjetër kryesor.

“Tani për tani nuk ka asnjë problem. Pepe ka luajtur shumë ndeshje me fanellën e Liverpoolit dhe është mësuar me këto spekulime”.

“Ai ka edhe katër vite në kontratën e tij dhe thashethemet se do të largohet nga Liverpooli janë pikërisht thashetheme”, ka deklaruar agjenti për CalcioMercato.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›