E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Berishës: Leri akuzat, të arrijmë konsensus për presidentin

TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shprehu shqetësimin se kryeministri Sali Berisha nuk po tregon seriozitet në realizimin e reformave të kërkuara nga ndërkombëtarët. Rama bëri thirrje që kreu i qeverisë të garantojë të gjitha kushtet që Shqiëpria të mos humbasë statusin e vendit kandiat që aspiron të marrë në vjeshtën e vitit 2012. 

“ Shpreh sot i shqetësuar sepse koha nuk pret. Berisha nuk po reflekton për asgjë. Deklarata më e fundit e komisionarit Fule dhe vizita e sotme e ministrit danez të çështjeve evropiane tregojnë qartë se jemi në një moment kur miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë po bëjnë gjithçka për të na ndihmuar në emër të interesave të vendit tonë dhe familjes evropiane, të cilët kërkonjë t’i ndihmojmë me rezultate konkrete” shtoi Rama

Sipas Ramës, mesazhet e tyre po bien në veshët e shurdhët të qeverisë.
“Berisha nuk po shfaq asnjë shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit mbi ato personale. Nuk po reflekton në asgjë dhe për asgjë. Ky moment historik për Shqipërinë përballë udhëkryqit të zgjedhjes së Presidentit, dhe të provimit të madh të vjeshtës e imponon reflektimin e krejt klasës politike shqiptare, dhe të kryeministrit në rradhë të parë.”- tha Rama.

vijon...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›