E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Wammen: Justifikoni pritshmëritë e BE-së

TIRANË - Ministri për Çështje Evropiane të Danimarkës, Nicolai Wammen, theksoi sot në Tiranë se, BE-ja do të ndjekë me vëmendje procesin për zgjedhjen e presidentit dhe ka pritshmëri të mëdha në lidhje me atë që do të ndodhë.

"Bëhet fjalë për përgjegjësi të mëdha për sa i takon partive politike dhe udhëheqësve të tyre në Shqipëri. BE pret që politikanët shqiptarë ta justifikojnë këtë pritshmëri tonën", - tha Wammen në një konferencë të përbashkët për shtyp me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Ndër të tjera ministri për Çështje Evropiane të Danimarkës deklaroi e “dhënia e statusit të kandidatit për Shqipërinë do të mbështetet në vepra konkrete dhe jo në fjalë dhe Shqipëria do të gjykohet në bazë të meritave të saj".

"Mesazhi i BE-së është shumë i qartë: 24 maji do të jetë prova e parë e këtij zhvillimi. Pra siç e ka theksuar zoti Fule dhe unë gjithashtu në cilësinë time si kryetar i presidencës së radhës, e rëndësishme është të arrihet pikërisht realizimi i kësaj marrëveshje në 24 maj, pra të arrihet një marrëveshje për çështjet kryesore, pastaj puna do të vazhdojë mbrapa saj për çështje të tjera që lidhen me 12 përparësitë. Pastaj në vjeshtë do të kemi raportin e progresit apo ecurisë së Shqipërisë", tha ai.

Sipas Wammen, është në dorën e Shqipërisë të bëjë pikërisht atë që pritet prej saj, të realizojë këtë përparim që BE pret. "Ne mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por punën e vështirë duhet ta bëjë vetë ajo", -tha ai.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›