E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Bibliotekës “Pjetër Budi” në Burrel, i rikthehet një hapësirë moderne për fëmijë e të rinj

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetin e tij social Facebook lajmin për përfundimin e rikonstruksionit të bibliotekës “Pjetër Budi” në Burrel.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë ndërhyrje si një “rilindje” të hapësirës kulturore, e cila tashmë ofron një ambient bashkëkohor dhe tërheqës për fëmijët dhe të rinjtë e zonës.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur të rilindjes së bibliotekës ‘Pjetër Budi’ në Burrel, tashmë një ambient bashkëkohor e tërheqës për fëmijët dhe të rinjtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›