E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Bujtina “Kaso” në Përmet i ofron çdo vizitori eksperiencë autentike shqiptare

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Sipërmarrjet agroturistike janë kthyer në promotor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik duke rritur punësimin dhe promovimin e zonave rurale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shembullin e bujtinës “Kaso”, e cila prej tre vitesh ka hapur dyert duke mirëpritur qindra turistë vendas e të huaj.

Kryeministri Rama tha se “Përmeti po pasuron çdo ditë ofertën e tij turistike, përmes iniciativave që promovojnë mikpritjen tradicionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm”.

“Bujtina “Kaso” është një ndër shembujt e turizmit rural cilësor, ku tradita, natyra dhe kujdesi për detajin bashkohen për t’i ofruar çdo vizitori një eksperiencë autentike shqiptare”, theksoi Rama.

Pas shumë viteve në emigrim, Irakli Kaso, vendosi të investonte në vendlindje dhe me mbështetjen e AZHBR/IPARD II arriti të realizojë projektin për ndërtimin e kësaj bujtine.

Vitet e fundit potenciali turistik i zonave rurale ka krijuar mundësi shumë të mira për ngritjen e sipërmarrjeve agroturistike, të cilat janë shndërruar në destinacionin e preferuar për vizitorët, në çdo stinë të vitit.

1 nga 8

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›