E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Çdo prekje e Reformës në Drejtësi në funksion të anëtarësimit, përmes BE dhe SHBA

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paprekshmëria e Reformës në Drejtësi nuk garantohet nga ambasada e SHBA-ve, as nga ndonjë ambasadë tjetër në vendin tonë, por nga Partia Socialiste e Shqipërisë, që është forca e shumicës qeverisëse.

Në fjalën e tij, në takimin e nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave”, Rama bëri të ditur se do të ishte mirë që paprekshmërinë e saj ta garantonin tërësia e forcave politike që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë, por fatkeqësisht, tha ai, nuk kanë të njëjtin mendim për paprekshmërinë e Reformës në Drejtësi.

“Shqipëria është një Republikë që ka tre pushtete të pavarura, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, por të tre këto pushtete kanë detyrimin të ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe në këtë proces duhet të udhëhiqen nga sensi i misionit kombëtar të harmonizimit të të gjithë forcave për të arritur rezultat.

Rama tha se çdo prekje të Reformës në Drejtësi, në funksion të adaptimit dhe përmirësimit sa i përket detyrave të anëtarësimit, duhet të kalojë përmes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Çdo prekje e Reformës në Drejtësi në funksion të adaptimit dhe përmirësimit, sa i përket detyrave të anëtarësimit, duhet të kalojë përmes BE dhe SHBA. Kështu ka funksionuar kur është bërë Reforma, e kështu do të funksionojë edhe më pas”, tha ai.

Sepse, vijoi Rama, nuk e kemi dhe sado të përpiqemi ta kërkojmë, një hapësirë politike të bashkuar në këtë pikë.

“E kuptoj mirë ambasadorin kur thotë: të gjitha forcat. Kështu duhet të jetë. Por ama, kemi pamundësinë për të pasur një mendje për Reformën në Drejtësi dhe organet e reja të drejtësisë. Sepse ka dy qasje krejt të kundërta”, theksoi Rama.

Kryeministri vuri në dukje se liritë individuale, rendi ligjor dhe institucionet demokratike janë të garantuara. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›