E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Dassu: Reformat e integrimit, prioritet i PS

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka pritur në takim Zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Italisë ,zonjën Marta Dassu. Gjatë takimit Rama, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të vendit fqinj për proceset demokratike dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.
 

Duke vënë në dukje problematikat me të cilat përballet vendi, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, veprimtarinë e institucioneve të pavarura, luftën kundër korrupsionit, etj, zoti Rama artikuloi qëndrimin e Partisë Socialiste në mbështetje të reformimit të Kodit Elektoral dhe të gjithë reformave të tjera në dobi të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
 

Nga ana e saj Zëvendësministrja Italiane shprehu mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe vuri në dukje se për Italinë Shqipëria është një vend i rëndësishëm dhe megjithë problemet që ndeshet aktualisht Bashkimi Evropian, Italia është në radhë të parë me vendet që janë në favor të procesit të zgjerimit dhe e shikon Ballkanin Perendimor si pjesë të Bashkimit Evropian.
 

Të pranishëm në takim ishin deputeti Ditmir Bushati, Kryetar i Komisionit për Integrimin Europian dhe deputeti Damian Gjiknuri, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›