NATO, ndërmjetës për gjetjen e zgjidhjes në veri
“Aleanca Veri-Atlantike po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes ndërmjet serbëve të veriut të Kosovës, Qeverisë në Beograd dhe Qeverisë në Prishtinë”. Ky konfirmim erdhi nga Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Knud Bartels në Bruksel.
Situata në veri të Kosovës është stabile, por e brishtë. Nga përvoja e dimë se situata atje mund të ndryshojë shumë shpejt, tha Bartels.
Për të, detyra e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR-it është të krijojë kornizën për stabilitet dhe liri të lëvizjes. Prishtina po përballet me kundërshtimin e serbëve në veri, për shtrirjen e autoritetit të saj edhe në këtë pjesë të vendit.