E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha investitorëve të FIAA-s: Modeli ynë ekonomik,“Ekonomi e lirë”

Ka mbaruar takimi i investitorëve të FIAA-s me kryeministrin e vendit, zotin Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë ceremoni të fillim vitit 2012, Berisha falenderoi të gjithë investitorët për prezencën dhe angazhimin e tyre dhe theksoi gadishmërinë e qeverisë shqiptare për të garantuar çdo lehtësi të mundshme ndaj tyre, përmes modelit “ekonomia e lirë”.
“Jam i nderuar që jeni këtu. Qeveria ime është gati për të pltësuar të gjitha kushtet e nevojshme për t`u krijuar lehtësira në bizneset tuaja. Ky vit do të jetë i sukseshëm. Modeli ynë ekonomik është ekonomia e lirë”-tha ai.
Duke bërë një prezantim të situatës dhe reformave të ndërmara në vend ai theksoi se falë lirisë ekonomike Shqipëria ka dyfishuar eksportet për dy vitet 2009-2011 dhe falë saj vendi ka pasur zhvillimin në prodhimin dhe pagesat. Vendi ynë, sipas Berishës është një vend me shpresa të mëdha të cilat udhëheqin investimet në njerëz.
Sa i përket mundësisë së investimeve tek energjia, kryeministri ftoi investitorët e huaj të investojnë në këtë sektor. “Janë 63 HEC-e që po ndërtohen, ndërsa jemi drejt përfundimit të kaskadës ë Devollit, Shqipëria duhet të jetë një ndër prodhueset e energjisë në rajon. Ta kthejmë Shqipërinë në prodhuese të energjisë së rinovueshme në rajon” – vijoi fjalën e tij kryeministri .
Gjithashtu duke e parë rëndësinë e investimeve në turizëm, Berisha tha se numri i turistëve në Shqipëri këtë vit ishte befasues , ndërsa nuk la pa përmenduar edhe prodhimin e arrorëve si një nga burmiet e mundshme për t`iu shmangur krizë. Vend të veçantë për investime sipas tij zë edhe infrastruktura ku kryeminisitri ftoi investitorët për ndërtimin e rrugëve më moderne sidomos në kryeqytet.
Ndërkohë ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, i pranishëm në ceremoni vuri theksin tek rritja e punësimit, për të cilin sipas tij Bashkimi Europian ka investuar 1.4 miliardë euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›