E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pergjegjesit, llogari per 21 janarin"

Keshilli i Evropes ben apel per nje hetim te gjithanshem dhe te pavarur per ngjarjet e dhunshme te 21 janarit. Nderkohe qe shpreh gatishmerine per dhenien e ndihmes per kete ceshtje, sa here te kerkohet nga vendi yne. Keshtu theksohet ne raportin special te bere dje menjehere pas mbylljes se vizites ne Shqiperi te Komisionerit te Keshillit te Evropes per te Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarberg. Pas vizites se kryer ne vendin tone ne 13-15 shkurt, Hammarberg, ne raportin e bere publik dje ne Strasburg per Shqiperine, pas vleresimit dhe analizes se situates nga 21 janari e deri me sot, thekson faktin se ekziston nje nevoje per hetime te plota, te paanshme dhe te besueshme ne shkeljet e te drejtave te njeriut qe u mbajt me 21 janar 2011. "Ata qe jane pergjegjes per aktet e dhunshme dhe te tjera te te drejtave te njeriut duhet te mbajne pergjegjesi. Kjo eshte e nevojshme ne menyre qe te vendose te drejten, por edhe per te parandaluar zhvillime te tilla te renda ne te ardhmen", shkruan Hammarberg ne konkluzionet e raportit te tij. Po keshtu, komisioneri mirepriti faktin se perfaqesuesit e te dy blloqeve politike, kane deklaruar se hetimet duhet te ndermarre nga Prokuroria e Pergjithshem. "Polarizimi i skajshem politik e ben vecanerisht te veshtire dhe delikate detyren e Prokurorise se Pergjithshme. Eshte e rendesishme qe gjithsecili te shmange nderhyrjet ne hetimet qe kane nisur dhe qe autoritetet perkatese, duke perfshire dhe policine, te bashkepunojne ne menyre te plote dhe ne kohen e duhur me prokurorine",-tha komisioneri. Por ne kete aspekt, ai kerkoi qe kryeprokurorja te mos sulmohet me per kete ceshtje. "Asistenca teknike siguruar deri tani nga autoritetet e SHBA ne Prokurorine e Pergjithshme duket se eshte me vlere te konsiderueshme. Komisioneri sugjeron qe komuniteti nderkombetar te vazhdoje te pergjigjet pozitivisht ndaj kerkesave per ndihme ne kete kontekst", thuhet ne konkluzionet e raportit. Nderkohe qe ne analizen e tij te ngjarjeve, komisioneri per te Drejtat e Njeriut ne KiE, shprehet se demonstrata e organizuar nga Partia Socialiste Shqiptare u zhvillua para zyres se kryeministrit dhe shpejt rezultoi ne nje perleshje ne mes te demonstruesve, te policise dhe pjesetareve te Gardes se Republikes. "Me 21 janar 2011, demonstruesit u mblodhen para zyres se kryeministrit, dhe pati perleshje te dhunshme ne mes te nje grupi prej disa qindra njerezish dhe policise te vendosur para nderteses", konstaton Hammarberg. Ai vlereson se duket qarte se nje grup i demonstruesve kane kryer akte te dhunshme kunder policise dhe Gardes se Republikes, duke hedhur gure dhe duke perdorur shkopinj nga parulla per te goditur ato, madje dogjen edhe disa makina perreth. "Duhet te theksohet, se ata qe organizojne demonstrata dhe mitingje proteste, duhet te ndermarrin hapa per te parandaluar zhvillime te dhunshme, per shembull vendosjen e nje ekipi te organizatoreve te cilet sherbejne si roje demonstrim vullnetar dhe te cilet mund te perfaqesojne demonstruesit ne bisedimet me perfaqesuesit e zbatimit te ligjit", shprehet Hammarberg. R. Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›