E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Deri në pranverë një reformë reale, jo e arnuar

Mazhoranca ka refuzuar ftesën e Partisë Socialiste dhe ashtu sic pritej ka munguar në tryezën për reformën në drjetësi. Dhe kjo mungesë i ka shërbyer kryesocialistit Edi Rama për të ironuar kryemisnitrin Berisha që në të njëjtën kohë më tryezën ndodhej në Tropojë.

Përtej debatit deklarativ me Berishën kryesocialisti duke diskutuar për reformën tha se pranvera e ardhshme duhet të jetë koha e realizmit të saj.

“Deri në pranverë të krijohet një reformë reale dhe jo duke vënë arna mbi arna. Ne do vazhdojmë të shtyjmë procesin drejt europianizimit. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor që duhet të jetë një ndryshim radikal i të qënurit në politikë siç është Parlamenti” ka theksuar Rama.

Konstitucionalistë e pranishëm në këtë tryezë kanë dhënë opsionet e tyre për mënyrën se si duhet të miratohen ligjet që kërkrojnë shumicë të cilësuar si dhe për ndryshimet kushtetuese.
 

Në këtë tryezë grupi parlamentar socialist solli një plan konkret se si mund të realizohet një reformë gjithëpërshirëse në sistemin e drejtësisë duke iu referuar edhe rekomandimeve të Bashkimit Europian pas refuzimit të statuait kandidat të Shqipërisë.Në këtë tryezë ishin të pranishëm përfaqësues të insititucioneve të drejtësisë, të trupit diiplomatik, ekspertë etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›