Rama: Dibranët të japin ujë në ‘bisht të lugës’, tregohuni të zgjuar dhe më 23 qershor
PESHKOPI- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë takimit elektoral në Peshkopi, premtoi se socialistët do të bëjnë realitet premtimet e dibranëve, duke filluar nga Rruga e Arbrit.
“Falënderoj qarkun për mbështetjen sot. Qarku që i besoi PD-së dhe sot e gjen veten të braktisur, të rrënuar dhe të izoluar. Jam i mrekulluar nga kjo pamje, nga këtu është e jashtëzakonshme dhe kjo pamje është përgjegjësi shumë e madhe për mua dhe për ne, për të filluar të bëjmë realitet premtimet, duke filluar nga Rruga e Arbrit. Dibra nuk do jetë me izoluar dhe e braktisur, rrënimi në Dibër do të ndalet më 23 qershor me numrin 29, numrin e bekuar të çlirimit të Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Duke mos dashur që në këtë takim të mos flasë për kryeministrin, kryesocialisti Rama tha se ftesa e tij nuk është që demokratët të kthehen në socialistë, por që ata më 23 qershor të votojnë për veten e tyre.
“Ne nuk kemi ardhur për të treguar përralla, ju e dini kush i tregon ato. Para kësaj pamje të mrekullueshme nuk dua t’ia përmend më as emrin. Ne kemi detyrën historike të Rilindim Shqipërinë duke, i hapur rrugë, çdo familje të zakonshme pavarësisht bindjeve dhe teserës të secilit. Historia e një Shqipëria të përcarë dhe të ndasisë pa mbarim ka sjellë rrënimin që do ndalim me 23 qershor për të hapur rrugën e një historie të re, ku politika dhe qeveria njerëzit ti shohë si njerëz dhe jo si zgjedhës. Ftesa ime nuk është që demokratët të bëhen socialistë, por të votojnë për interesin e tyre”, u shpreh Rama.
Teksa shpalosi një pjesë të alternativës së PS-së, për uljen e taksave, arsimin dhe fermerët, Rama tha se dibranët meritojnë që të kenë qeverinë në krah dhe jo ta mbajnë, në qafë. Lideri i socialistëve tha se më 23 qershor PS do të fitojë edhe për që ka 20 vjet që voton Saliun dhe ka 20 vjet pa ujë.
“Do flasim për Maqellarën, që ka 20 vjet që voton Saliun dhe ka 20 vjet pa ujë. Në do fitojmë më 23 qershor dhe për Maqellarën dhe historia e ujit që është kthyer në një legjende që e turpëron. Unë do i bëj hallet tuaja hallet e mija, problemet tuaja problemet e mija. Dibranët thonë se japim ujë në bisht të lugës, shpresoj që më 23 qershor do të tregojnë zgjuarsi të madhe të shkëputjen nga rruga e rrënimit dhe bashkimi me rilindjen”, përfundoi fjalën e tij kreu i PS-së, Edi Rama.
(e.m/BalkanWeb)