E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do bashkohem me Topin për të mundur Berishën

Lideri i opozitës shprehet se do të krijoj një tren të gjatë partish për zgjedhjet e vitit të ardhëm për të mposhtur kryeministrin Sali Berisha. Në një intervistë televizive me gazetarin Alfred Peza në emisionin Debat, Edi Rama thotë se mirëpret çdo faktorë opozitar që kërkon largimin e kësaj qeverie. Ai thotë se është i hapur dhe për bashkëpunim me parti të djathta, siç i cilëson ai Frymën e re Demokratike dhe Aleancën Kuqezi.

 

Alfred Peza

 

Zoti Rama, kjo javë pati një zhvillim, një ngjarje politike e cila kurrë nuk mund të anashkalohet, siç ishte inaugurimi i Presidentit të ri të Republikës dhe ndryshimi, si dhe dorëzimi i stafetës nga zoti Topi. Si do ta përkufizonit me një fjali pikërisht këtë inaugurim?

Nëse më pyesni për ceremoninë ku isha i pranishëm do të thosha koncert në vitin 1936. Për të rinjtë që mbase nuk e kanë parë atë film mit të kohës së shkuar, një ceremoni e cila ishte triumf i mediokritetit dhe banalitetit.

Pse, çfarë ju bën ta mendoni këtë gjë?

Nga të gjitha anët.

Ju gjithsesi ishit në këtë ceremoni…

Sigurisht sepse u zgjodh një President i Republikës pa pëlqimin tonë, por u zgjodh në fund të fundit në rrugë Kushtetuese dhe ne i njohim institucionet jo vetëm kur kemi afrimitet me fytyrat e drejtuesve të tyre, por edhe kur drejtohen nga njerëz që nuk e kanë pëlqimin tonë. Pra, respektojmë institucionin dhe shprehje e këtij respekti për institucionin ishte dhe prania ime aty si përfaqësues i opozitës.

Megjithëse kishte shumë njerëz në radhë për ti dhënë dorën Presidentit të ri dhe zonjës së parë, ju me durim nga fundi arritët në transmetim live, njerëzit e kanë parë besoj, që i shtrëngonit dorë dhe diçka i pëshpëritët. Çfarë i thatë në ato pak sekonda?

Asgjë të veçantë. Pata mundësi tiu them diçka më shumë fëmijëve të Presidentit, që më bënë përshtypje me një ndrojtje shumë të sjellshme dhe sinqerisht do të uroja që kur të marrë vendimet që do i duhet të marrë Presidenti të merakoset më shumë për emrin që do u lërë atyre dy fëmijëve, vajzës dhe djalit, se sa për shijen që vendimet e tij do ti lënë Saliut apo partisë nga ai doli.

Dikush erdhi, një tjetër iku. Po presidentit në ikje çfarë i thatë?

Në fakt, i çova një mesazh dhe i thashë një të vërtetë shumë të thjeshtë nga ceremonia. Ishte i vetmi moment kur duartrokita, natyrshëm më erdhi, teksa Bamir Topi po zbriste shkallët me zonjën dhe i urova sukses për jetën e dytë politike.

Jeni i sigurt se ai tashmë do ta ketë një jetë të dytë politike?

Ashtu e ka bërë me dije.

Meqë jemi këtu dhe meqë kaluan 5 vjet gjithsesi, duhet të keni një vlerësim për këtë mandat?

E kam, dhe besoj që nuk duartrokitka me sinqeritet për atë çfarë ka bërë, por për të gjitha atë çfarë nuk ka bërë duke refuzuar të përdoret për interesat e partisë që e zgjodhi President. Besoj se në kontekstin në të cilin jetojmë ky nuk është një kontribut i vogël, por përkundrazi, është një kontribut për tu çmuar veçanërisht nga pozitat e opozitës.

Kë konsideroni provën e parë të madhe të zjarrit të Presidentit të ri? Shumë e lidhin me Prokurorin e Përgjithshëm në fakt.

Sigurisht që këtu jemi në një moment kur janë praktikisht të ravizuar të gjitha konturet e një partie në shtet dhe me zgjedhjen e njëanshme të Presidentit është hedhur hapi i madh drejt vënies nën kontroll të Prokurorisë së Përgjithshme, të Shërbimit Informativ dhe pa dyshim drejt përmbylljes së një procesi vënieje nën kontroll të gjykatave më të larta të vendit. Unë nuk pres asgjë, e përsëris. Për të mos thënë që pres zhvillime negative. Por, le tia lëmë kohës ta vërtetojë dhe do të isha i pari që do isha shumë i kënaqur që sot do të isha gabim.

Shtatori është koha e mundshme që të bëhen të gjitha dhe të mos pengohet marrja e statusit?

Absolutisht. Për sa i përket marrjes së statusit kjo është një çështje tjetër. Ne nuk e dimë kurrsesi që a do të mjaftojnë të gjithë këto për të marrë një reagim pozitiv nga Brukseli. Por, ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka është e mundur që ta marrim këtë reagim pozitiv.

Në këtë proces, në këto diskutime midis partisë suaj dhe Partisë Demokratike në parlament papritur ka dalë një protagonist politik, jo se është i panjohur, përkundrazi, Pandeli Majko. Ka një afrim të ri midis jush sepse po shikoj një Pandeli Majko si në kohët e tij më të mira këto ditë?

-Nuk ka asnjë afrim të ri sepse ska pasur asnjë largim të vjetër. Por, duke qenë se Pandeliu ka qenë protagonist në shkrimin e Kushtetutës për shkak të pozicionit të tij atëherë. Duke qenë se është anëtar i kahershëm i Komisionit të Ligjeve dhe duke qenë se ai vetë dëshiroi që të merrte përsipër mbrojtjen e kësaj çështjeje si relator gjendet në vijën e parë për të ekspozuar dhe argumentet tona për këtë proces të ndryshimeve Kushtetuese.

Duke qenë në këtë vijë të parë ai bëri një deklaratë duke thënë se basti i Edi Ramës është largimi i Sali Berishës nga politika. Është në fakt basti juaj?

-Në fakt ky është një titull i një gazete në Kosovë. Por, siç ndodh rëndom, titull e nxjerrë nga intervistat e njerëzve të politikës janë një kompromis midis asaj çfarë thuhet dhe asaj që botuesit bëjnë për të tërhequr më shumë lexuesit.

E vërteta ku është në raport me ju të paktën?

Unë nuk vë baste si parim. Në rastin konkret do të thosha që simbolikisht në rast se mund ta marrim bastin si metafor, ky është një bast i një gjenerate të re për të realizuar më në fund ndarjen nga politika e vjetër e cila mishërohet e tëra në qenien dhe mënyrën e qeverisjes së kryeministrit.

Dhe ju nuk do të largoheni nga politika e fituar këtë bast?

Tani, nuk kemi pse hymë në përbetime të tilla. Unë besoj që ne jemi shumë pranë fitores dhe në vitin 2013, në zgjedhjet e ardhshme do të realizojmë atë çka nuk arritëm dot të realizojmë plotësisht në zgjedhjet e shkuara, ku megjithëse fituam votat nuk arritëm dot të zgjidhemi për shkak të gjithë atyre që ndodhën dhe jam i bindur se do të hapim me votën e qytetarëve një faqe të re në historinë e këtij vendi.

Ju thatë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor tashmë ua japin këtë mundësi. Mbas zgjedhjeve të 2013 me këto ndryshime në kod, ka më të thuhet se na i vodhën, na i grabitën, fitorja është në kuti?

Zgjedhjet nuk i fiton kodi, zgjedhjet nuk i vjedh kodi, zgjedhjet nuk i garanton deri në fund kodi. Kodi është një platformë rregullash të cilat duhet të respektohen nga palët dhe pa asnjë dyshim që barra kryesore për zbatimin e kodit, i takon qeverisë. Ne besojmë që me ndryshimet e bëra kemi rritur disa garanci në letër për një proces zgjedhor më të lirë, më të ndershëm dhe më transparent. Dhe jemi të bindur se pavarësisht që pala tjetër dhe Saliu do të bëjnë gjithçka janë përpjekur gjithmonë për të ndryshuar fatin e zgjedhjeve, në 2013 fatin e zgjedhjeve do ta vendosë vota e popullit shqiptar.

Nuk do të ketë më alibi?

Unë nuk besoj që në të shkuarën ka pasur alibi. Unë besoj që kemi mbrojtur një të vërtetë e cila tanimë është një e vërtetë e pranuar nga të gjithë, që në Shqipëri deri më sot nuk ka pasur zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe që rezultati i zgjedhjeve nuk i është përgjigjur domosdoshmërish vullnetit të qytetarëve që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Përtej kodit, keni lexuar besoj mirë gabimet tuaja dhe kjo është pjesë e kësaj garancie që jepni këtë radhë?

Quajeni si të doni, por besoj se nga ana tje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›