Bello: Nishani, një noter i Berishës, Topi nuk e ktheu Presidencën në një zyrë partie
Intervistoi: Enkeleda Agalliu
Duke qenë se jemi vetëm pak ditë pas marrjes së postit të presidentit nga Nujar Nishani dhe dorëzimin nga ish-Presidenti Bamir Topi, deputeti socialist Marko Bello nuk u kursye që ta cilësojë presidentin e ri si një noter i Berishës. Sa i përket presidentit që sapo la detyrën Bamir Topi, Bello e vlerësoi atë si një president që nuk lejoi kthimin e Presidencës në një zyrë partie. Në një intervistë për gazetën Tirana Observer, Bello foli edhe për lëvizjen Nano. Deputeti socialist shprehet pro çdo bashkëpunimi apo lëvizje e cila bëhet me qëllimin e vetëm për bashkimin e së majtës dhe fitoren e saj në zgjedhjet e 2013. Bello tha se kontributi dhe përpjekjet e përbashkëta për fitore që çdo anëtar jep nuk duhet kuptuar si ultimatum për përjashtim, në rastin konkret të liderit të PS. Sipas tij Rama është kryetari i PS i zgjedhur nga shumica dhe PS-ja me të në krye do të sigurojë fitoren në 2013. Si një deputet i Qarkut të Beratit, Bello kritikoi qeverinë për izolimin dhe varfërimin e këtij qyteti, që sipas tij krenohemi të gjithë për vlerat kulturore që ai mbart.
Jemi një vit para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen verën e ardhshme. A i keni filluar nga përgatitjet si forca kryesore e opozitës?
PS, si partia më e madhe në vend është duke u përgatitur seriozisht për ballafaqimin e radhës me koalicionin që qeveris vendin që prej vitit 2005. Që në Kongresin e saj të nëntorit të vitit të kaluar, PS piketoi trasenë që do të përshkonte në fazën parapërgatitore, me synimin për të realizuar një fitore dinjitoze në 2013. Gati një vit pas këtij kongresi, forca jonë politike ka realizuar projekt programin politik dhe qeverisës që do ti bëhet i ditur publikut të gjerë që në vjeshtën e këtij viti, dhe pasi të marrim vërejtjet dhe sugjerimet apo propozimet jo vetëm të anëtarësisë, por edhe të elektoratit në përgjithësi do ta kthejmë atë në ofertën tonë politike, me të cilën do të paraqitemi në zgjedhje. Paralelisht me hartimin e programit, për të cilin janë angazhuar 21 grupe pune, ne kemi vijuar me organizimin e partisë në bazë, duke kombinuar traditën me risitë, pra duke shkrirë në një partinë të strukturuar me atë elektorale. Ne tashmë mbulojmë me organizata çdo qendër votimi, krahas disa qindra koordinatorëve që punojnë në terren dhe realizojnë komunikimin midis anëtarësisë dhe të zgjedhurve, qendrës dhe bazës së partisë. Ndërkohë, është riorganizuar forumi rinor dhe po përfundojnë mbledhjet për zgjedhjet e forumit të gruas socialiste…Një PS më e gjallë, më e freskët, e aftë të ringjallë shpresën dhe besimin, me një lidership më të përcaktuar dhe ekip kompetitiv, ku ndërthuret natyrshëm përvoja dhe eksperienca e më të vjetërve me dinamizmin dhe ambicien e më të rinjve do të çojnë në një fitore spektakolare për ta qeverisur ndryshe Shqipërinë. Edhe ne Berat, si kudo puna vijon me identifikimin e zgjedhësve.
Qarku i Beratit është një nga zonat më problematike. Ku rruga Lushnje-Berat është bërë e vështirë për tu kaluar. Grupi kuvendor i PS-së më shumë është përfshirë në konflikte politike sesa në problemet e zonës. Mendoni se i keni kërkuar llogari sa duhet qeverisë dhe kryeministrit për të ndryshuar jetesën e banorëve që ju votuan?
Është për të ardhur keq që qeveria e Sali Berishës i ka kthyer shpinën Beratit dhe beratasve, duke ndikuar në varfërimin e mëtejshëm të popullsisë së kësaj zone dhe duke kontribuar në izolimin e një qyteti, për të cilin krenohet çdo shqiptar, për lashtësinë, historinë dhe vlerat qytetare që ai mbart. Nuk ka rast që ne të mos e ngremë zërin për këtë mungesë të theksuar vëmendje, dhe përgjigjet plot justifikime të qeveritarëve nuk mund të gënjejnë më as fëmijët e kopshtit. E si për ironi, këto vite është rritur ndjeshëm numri i turistëve të huaj që përfshijnë në axhendat e tyre turistike edhe një ndalesë në këtë qytet të magjishëm, por sërish, infrastruktura e tij lë mjaft për të dëshiruar, ndërsa fondet e destinuara nga buxheti i shtetit për Beratin sa vijnë dhe pakësohen në mënyrë drastike. Si një nga 12 qarqet e vendit, pjesa që i takon Beratit nga buxheti i shtetit është qesharake. Pra, beratasit paguajnë taksa dhe detyrime, por pjesa që përfiton nga buxhet është jashtëzakonisht e vogël për nevojat e mëdha që ka qarku dhe rrethi i Beratit ku banojnë mbi 160 mijë vetë. Ne i jemi borxhlinj këtij qyteti dhe njerëzve të tij të mrekullueshëm, por unë jam i bindur se vetëm një qeveri socialiste do të adresojë më shpejt dhe me më shumë efikasitet problemet që shqetësojnë sot Beratin.
Ish-kryetari i partisë suaj, Fatos Nano, ka nisur një lëvizje që kërkon largimin e Rames si kryetar të Partisë Socialiste dhe fitore në zgjedhje. Si e shikoni ju këtë lëvizje?
Çdo lëvizje që i shërben forcimit dhe bashkimit të së majtës është e mirëpritur. Për fitoren kemi nevojë për kontributin e të gjithë atyre që gjykojnë se kjo qeveri duhet larguar një orë e më parë. Sigurisht, kontributi, bashkimi, sinergjia dhe kanalizimi i përpjekjeve të përbashkëta për fitoren nuk ka asgjë të përbashkët me ultimatumet apo sensin e përjashtimit. Edi Rama është kryetar i PS, i zgjedhur me votë dërrmuese të anëtarësisë së PS dhe bashkë me socialistët dhe progresistët në mbarë vendin do ta çojnë atë drejt fitores së padiskutueshme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Aludimet për negociata me LSI-në gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit duket se rezultuan të pa vërteta. Mendoni se ka ende mundësi bashkëpunimi me këtë force politike para zgjedhjeve te 2013?
E thashë më sipër dhe kam dëshirë ta përsëris se kemi nevojë për çdo zemër dhe mendje shqiptari të ndershëm dhe atdhetar që kërkon largimin e menjëhershëm nga pushteti të një qeverie që boll dëm i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pse jo edhe LSI, por vetëm nëse largohet nga ky koalicion i dështuar dhe rreshtohet me forcat progresiste të vendit, duke e çuar në pension politik Sali Berishën.
Sa i përket dy partive FRD dhe Aleanca Kuq e Zi. Mendoni se një koalicion me këto të dyja do ti siguronte PS-së fitoren në 2013-ën?
E ripërsëris. Nuk kemi asnjë kompleks të bashkëpunojmë me forca që duan ti thonë ndal abuzimit me pushtetin dhe votën, që duan të kontribuojnë në prosperitetin e vendit dhe integrimin e tij në BE. Nëse aleancat do të jenë para apo paszgjedhore, këtë do ta vendosë lidershipi i PS. E rëndësishme të theksohet është filozofia e PS si forcë politike moderne dhe europiane, e hapur dhe përcaktuar për dialog e bashkëpunim me forcat progresiste dhe antiqeveritare
Duket se brenda Partisë Socialiste ka patur gjithmonë debate. Kujtojmë pak kohë më parë pati një debat në radhët e FRESH-it dhe akuza për manipulim të listave të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të të rinjve. Ka patur zëra se në këtë skemë ka qenë i përfshirë edhe vetë lideri i PS. Çmund të na thoni për këtë?
PS është një forcë politike demokratike, e gjallë dhe dinamike. Debati dhe diskutimet janë karakteristike e forcës tonë. Ndonjë difekt që lidhej me një farë kriticizmi të pajustifikuar, apo tendenca anarkike i kemi riparuar, duke mbajtur gjallë frymën demokratike, por duke vlerësuar disiplinën dhe respektuar vendimmarrjen.
A mendoni se ka ardhur momenti qe të ndërhyhet në Kushtetutë për të bërë gjitha ndryshimet e nevojshme? Dhe cilat janë ndryshimet me te domosdoshme sipas jush?
Lidershipi i PS dhe PD ka qenë kritikuar me të drejtë për vendimin e marrë për ndryshimet e nxituara që i bënë Kushtetutës në vitin 2008. Ne kemi reflektuar, ndonëse disi me vonesë dhe për këtë arsye nuk dës