E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani: Gjakmarrja duhet të merret seriozisht nga shteti, ska një studim serioz për shkaqet e saj

Erion HABILAJ

 

Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ për aksionin e bashkisë së Tiranës për dhunën ndaj komunitetit rom si për ndalimin e tyre për të grumbulluar mbetje plastike. Në një intervistë për Tirana Observer kreu i institucionit të AP-së, Igli Totozani thotë se ka thirrur kreun e policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha në një takim në zyrë por ky i fundit e ka refuzuar takimin. Me tej Totozani flet dhe për fenomenin e gjakmarrjes duke theksuar se shteti duhet të rrisë masat për parandalimin e saj. Totozani flet dhe për situatën në burgje dhe dhunën që ushtrohet ndaj të burgosurve. Ai thotë se do të monitorohet çdo lëvizje e cila mund të ketë shekeje ligjore.

 

 

Me qenë se po afrojnë dhe zgjedhjet, një nga problematikat e të kaluarave në 2009, ishin precedentët e lirimit të disa të burgosurve VIP para zgjedhjeve për të bërë fushate apo përfshirë në shantazhe dhe presione politike. A do monitorojë situatën Avokati i Popullit për të shmangur dhe parandaluar këto veprime abuzive dhe si do veprohet?

Në ushtrim të funksioneve të veta kushtetuese Avokati i Popullit monitoron nga afër situatën e të drejtave dhe lirive të personave te burgosur. Mbrojtja e të drejtave të personave që ju është privuar liria dhe trajtimi i tyre në institucionet e paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit është një nga prioritetet e institucionit të Avokatit të Popullit dhe rekomandimet e Avokatit të Populli për  këtë ccështje janë përfshirë në një nga prioritetet e BE për Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat. Zbatimi i ligjit nr. 8328, date 16.04.1998, i ndryshuar, nga administrata e burgjeve përbën një nga prioritetet e punës së institucionit tonë. Në këtë këndvështrim ne do të trajtojmë me profesionalizëm çdo ankesë, kërkesë apo njoftim që do të mund të kemi lidhur me problematika të ndryshme ku përfshihen personat e burgosur.

A ka pasur refuzime të rekomandimeve dhe kërkesave tuaja deri tani nga institucionet dhe cilat janë problematikat dhe vështirësitë që hasni me to?

Përgjithësisht rekomandimet e Avokatit të Popullit drejtuar  institucioneve janë pranuar prej këtyre të fundit. Problem ngelet zbatimi i këtyre rekomandimeve, që do të thotë se organi të cilit ne i jemi drejtuar, ndonëse e ka pranuar në parim rekomandimin tone për të rivendosur në vend të drejtën e shkelur, nuk e zbaton në praktikë atë për arsye nga më të ndryshmet, të cilat duhet thënë se nuk justifikojnë në asnjë rast mosveprimin.

Një problem tjetër që po duket se ska një zgjidhje prej shumë vitesh është dhe gjakmarrja? Si e komentoni si fenomen dhe çfarë duhet bërë që të minimizohet?

Problemin e gjakmarrjes, i cili lidhet pazgjidhshmërisht me Kanunin/Kanunet, e konsideroj si tepër problematik, shumë të vështirë për ta minimizuar dhe të anashkaluar nga shoqëria, shteti dhe politika shqiptare këto 22 vitet e fundit. Ky fenomen, tepër diskret për realitetin dhe kombin shqiptar, me pasoja shoqërore të rënda për ne dhe për sytë dhe mentalitetin e civilizuar të të huajve nuk është marrë dhe nuk merret as sot me seriozitetin që i takon. I ka mbetur spontanitetit, improvizimit dhe disa OJF-ve që këtë fenomen e shohin si shumë interesant në qëllimet e tyre. Në radhë të parë, mungon një studim tërësor, serioz dhe shkencor për shkaqet e gjendjes reale të fenomenit sipas krahinave ku ngre krye herë pas here; të dukurive ekonomike-psikologjike-të traditës-arsimore; të investimeve gjatë 22 viteve të fundit dhe fushat ku është ndërhyrë me donacione; të nivelit aktual kulturor-arsimor i ambientit rrethues; të statusit qytetar ekonomik e shoqëror të familjeve të rëna në gjak me njëra-tjetrën; dukuritë që i  nxisin ato etj. Mendoj se duhet të ndërmerret/miratohet një strategji serioze kombëtare 10-20 vjeçare, me piketa sipas fazave, ku mund të zënë vend dhe eksperiencat e vendeve të tjera, si nga Korsika, krahina baske në Spanjë, vendet ballkanike e tjera, për minimizimin e fenomenit të gjakmarrjes. Ndër detyrat kryesore mbeten ngritja e nivelit ekonomik të familjes shqiptare, arsimimi i popullsisë së zonave ku është i përhapur fenomeni i gjakmarrjes etj.

Një rol të rëndësishëm në parandalimin e gjakmarrjes kanë edhe autoritetet shtetërore përgjegjëse, të cilat në zbatim me ligjin duhet të marrin masa për parandalimin dhe zbutjen e këtij fenomeni. Policia është organi i parë që ndeshet me të, jo vetëm për faktin se njoftohet e para për krimin e ndodhur, por është ajo që kryen edhe veprimet e para procedurale duke filluar që nga këqyrja e vendit të ngjarjes, grumbullimin e provave të fajësisë, parandalimin e pasojave të mëtejshme të veprës penale etj. Pra ajo mund të bëjë shumë për parandalimin e tij. Policia duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për zbulimin dhe kapjen brenda një kohe të shkurtër të autorit apo autorëve të vrasjes për hakmarrje apo për gjakmarrje, të grumbullojë provat e fajësisë, të bëjë një hetim të plotë dhe të shpejtë ngjarjes dhe së bashku me organin e prokurorisë ta dërgojnë atë me të gjitha provat para gjykatës për tu gjykuar. Organet e policisë mund të ndikojnë shumë edhe në parandalimin e fenomenin të ngujimit të familjarëve të vrasësit, i cili është një nga pasojat e krimit të gjakmarrjes. Sipas K.Penal, kanosja për tu ngujuar dënohet panalisht. Po kështu dënohet edhe nxitja për gjakmarrje. Policia nuk duhet ti lerë jashtë objektit të punës së vet këto fenomene që janë më pasoja të shumëllojta. Me kompetencat që i janë dhënë kohët e fundit Policisë së Shtetit e cila ka edhe atributet e policisë gjyqësore dhe me mjetet teknike që ka në dispozicion, ajo ka mundësi shumë më të mëdha se më parë për të kryer misionin e vetë me mjetet dhe metodat ligjore dhe pa cenuar të drejtat e njeriut. Mosreagimi nga policia për të kryer detyrat ligjore është me pasoja shumë të rënda dhe bëhet shkak për ndodhjes në të ardhmen e afërt të krimeve të tjera, sikurse është rasti që sapo hetuam në një fshat të rrethit të Pukës, të cilin ju e njihni tashmë, pasi e kemi bërë publike.

Gjatë kësaj periudhe kemi pasur edhe ankesa nga shoqata e ish ushtarakëve, ish-pronarëve, ankesa për faturat e ujit, ankesa për energjinë elektrike, ankesa nga romët, ankesa nga minoritete të tjera siç është rasti për censusin por dhe nga komuniteti LGBT. Si zë i qytetarëve si e vlerësoni punën e qeverisë në gjithë këtë lumë ankesash?

Fusha e të drejtave të individëve që cenohen nga veprime të parregullta apo mosveprime të autoriteteve përkatëse shtetërore është vërtetë e gjerë. Avokati i     Popullit për çdo rast që e ka çmuar ka ndërhyrë me të gjitha mjetet që i njeh ligji për rivendosjen në vend të të drejtave të shkelura nga administrata publike dhe të tretët që veprojnë për llogari të saj. Në këtë kuadër, në disa fusha përpjekjet e qeverisë, sipas këndvështrimit tonë, kanë qenë minimale, siç është rasti i kompensimit të ish-pronarëve, i garantimit të të drejtave të njohura nga ligji i komunitetit rom, për të drejtat e komunitetit LGBT, të drejtat e banorëve të përmbytur në Shkodër, trajtimi i ish-ushtarakëve, mbrojtjen e shtresave në nevojë etj. Në disa fusha të tjera qeveria është përpjekur të arrijë dhe të vendosë standarde lidhur me realizimin e të drejtave dhe lirive të individëve, por megjithatë ka gjithmonë vend për përmirësime.

Si është gjendja e të miturve në burgje, a rrinë me të rriturit dhe a ka abuzime?

Të miturit e dënuar përbëjnë rreth 4-5o\o të numrit të përgjithshëm të të dënuarve. Që prej tetorit të vitit 2009 ka nisur funksionimin e tij të plotë Instituti i të Miturve në Kavajë i cili strehon vetëm të dënuar të mitur. Në këtë institut trajtohen të mitur të dënuar nga mos

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›