Humb banesen sociale skishte para te paguante kestin e kredise
Nuk është tren pasagjeresh, gati për tu nisur. Eshtë strehë e Drande Fushes dhe e dy fëmijëve te saj.
Gabina i shërben si dhomë shtëpi e kësaj familjeje: 53 vjecarja, dhe dy djemte 19 vjec dhe 13.
E ardhur nga rradhet e jetimeve, nuk ka gjetur perkrahje. Djalin 13 vjec kete vit nuk e rregjistroi shkolle.
Ne kushtet e saj, arsimi eshte luks i tepruar per kete familje.
Kohe me pare mundi te fitoje nje banese sociale. Pa e gezuar mire, u dorezua. Duke mos patur mundesi ta paguante, ia moren.
Nga ajo kohe bashke me femijet rend ne strehe te perkohshme.
Ne kete vagon te braktisur treni, kaloi stinen e veres dhe mund te qendroje ende ne dite te ngrohta.
Ndihma ekonomike, 3 mije leke, nuk mjafton as per frymen gjalle, por se shpejti do ti duhet te gjeje strehez te re.
Dimri i ftohte ne nje vagon do te jete i pameshirshem per Dranden dhe familjen e saj te vogel…