E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do të bëjmë Laprakën model për gjithë Tiranën

Kryetari i bashkisë Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët e Laprakës, lidhur me hartimin e buxhetit me pjesëmarrje të vitit 2009. Në këtë takim u vu theksi në ndërhyrjen që Bashkia e Tiranës ka realizuar në bllokun e Laprakës dhe që sipas kryebashkiakut Rama "është modeli se si ne do t'i bëjmë të gjitha blloqet e banimit , duke investuar në kanalizime ujësjellës, ndriçim , gjelbërim ,shkolla dhe hapësira publike. Kryebashkiaku Rama sqaroi se në këtë zonë, parashikohet të behet ndërhyrje e plotë në infrastrukturën nëntokësore dhe atë mbitokësore si dhe rikualifikimi urban i rrugës "Lord Bajron " , si një nga akset më të rëndësishmë të qytetit që lidh rrugën e Durrësit me spitalin Ushtarak .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›