Braçe:Ndyshimi i kazinove,interes politik

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh në një konferencë për shtyp në lidhje me ligjin për kazinotë. Sipas Braçes Kryeministri Berisha ka ndryshuar ligjin për kazinotë për interesat politike të tij. Braçe gjithashtu shtoi se "Ligji nuk kufizon personat me precedente të marrin liçensë për hapjen e kazinosë dhe ul tre herë tarifën e detyrueshme për të hapur një kazino". Gjithashtu Braçe shtoi se qeveria kërkon të ndërtojë një kazino në Vlorë prandaj kërkon të ulë taksat e lishencës nga 10 milionë në 3 milionë dollarë.