Vrau dy persona, ekstradohet i dënuari me vetëm 10 vjet burg

Burime nga Policia e Shtetit thanë për agjencinë NOA se, ekstradimi i tij është bërë pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin të datës 30 korrik 1999, e ka dënuar këtë qytetar me 10 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje në bashkëpunim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Sipas vendimit të gjykatës, shqiptari Bedri Sula, në datën 12 shkurt 1998, rreth orës 19:00, në bashkëpunim me vëllanë e tij Florenc Sula, kanë vrarë për motive të dobëta qytetarët Flamur Bermuça dhe Klodian Kozeli.
Mes dy palëve ka pasur një debat, për faktin se Saimir Sula, vëllai i vogël i Bedriut dhe Florencit, i kishte marrë viktimës, Klodian Kozeli, shumën prej 1000 lekë.
Pikërisht për shumën e mësipërme të parave ka ndodhur dhe vrasja e dyfishtë, që më pas nga gjykata u dënua me vetëm 10 vjet burg.
c.a/NOA