Rama Do te ndertojme Korridorin e Kalter

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë prezantimit në Vlorë të
programit për Rilindjen deklaroi se vendi po vuan nga mungesa e
investimeve dhe papunësia.
"Sipas INSTAT, në Shqipëri janë humbur 51 mijë vende pune brenda 4 viteve. Ndërkohë Kryeministrit iu deshën 13 vjet qëndrim në pushtet për të kuptuar rëndësinë e arsimit profesional. Moszhvillimi i këtij lloj arsimi ka sjellë sot papunësinë rinore. Të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi kanë mbaruar shkollat dhe janë të papunë sepse shkolla që kanë mbaruar ata nuk i duhet tregut shqiptar", tha Rama. Ndërsa duke folur për rrugët, Rama theksoi se infrastruktura që Zgjedhjet 2013Topi: Vendit i duhet administrim politik demokratik Berisha: Alternativa e Ramës, mashtrimiRama: Në 300 ditë vendosim rendin pretendon që ka kryer Qeveria është pa standarde dhe tashmë rrugët e shtruara kanë nisur të rrënohen. "Ne do të ndërtojmë Korridorin e Kaltër, për të lidhur infrastrukturën tonë me infrastrukturën rajonale, korridor që do t'i shërbejë turizmit shqiptar", tha Rama. Taksimi i pandershëm, ishte një tjetër pikë, në të cilën u fokusua Rama, duke premtuar heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe vendosjen e taksës progresive, ku të pasurit do të paguajnë më shumë dhe të varfërit më pak. Kreu socialist premtoi zgjidhjen e cështjes së pronësisë gjatë gjithë bregdetit, si dhe u zotua për dhënie të certifikatës së pronësisë të gjithë atyre që kanë mbi 20 vjet që e punojnë tokën dhe nuk kanë ende asnjë dokument.