E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Nuk merremi me zgjedhjet e 8 majit

Edi Rama konference

Tirane 28 janar 2011 NOA- Update Ne vijim te fjales se tij kreu i opozites Edi Rama deklaroi se opozita do te vazhdoje protesta per zgjedhje te parakohshme.

Une e kam degjuar me shume vemendje dhe e kam kuptuar pergjigjen e nje pyetje qe u be ne nje moment te caktuar .Gjithcka thashe lidhur me komitetin Nderkombetar nuk eshte pakenaqesi ndaj tij por i mirekuptoj te gjitha perpjekjet e tyre per te qene sa me te balancuar ne raport me nje situate qe eshte absolutisht e frikshme u shpreh ai.

Lidhur me ministrin e Brendshem dhe Kryeministrin ai tha se ministri i Brendshem i ka plotesuar te gjitha kushtet per tu dorezuar para drejtesise. Letra e policise se shtetit ka garantuar faktin qe ai te mos jete me drejtues i Ministrise se Brendshme te Shqiperise.

Lidhur me formen se si u mbajt kjo demonstrat-homazh Rama tha se. Pikerisht demonstrata e sotme e cila kishte nje zemerim edhe me te madh se sa ajo e shkuar ishte jo vetem paqesore por edhe shembullore per imazhin e Shqiperise ne syte e botes sepse nuk u provokua si heren e pare. Une e kam thene dhe e perseris ne rast se ne 21 janar nuk do kishte nje skenar per te inkriminuar opoziten ajo nuk do te ishte kthyer ne nje shembull per gjithe boten madje nuk do te ishte thyer asnje xham.

Nder te tjera ai theksoi se Presidenti dhe Kryeprokurorja u vune ne presion.

Me lejoni te shtoj se gjithe pershkallezimi nga ana e te ashtuquajturit Kryeminister i hapave per te vene nen kontrollin e dhunes dhe te frikes edhe institucionet e Presidences dhe Prokurores se Pergjithshme duke vazhduar dhuna e 21 janarit tregoi se kush e ka dashur kush e ka provokuar dhunen e 21 janarit askush tjeter vecse Sali Berisha u shpreh ai.

Me tej ai theksoi se ne rast se demonstrata e 21 janarit nuk do ishte provokuar nuk do te kishte patur asnje arsye per te patur ketu sot te gjithe boten e gazetarise dhe medias nderkombetare.

Lidhur me pjesemarrjen ne zgjedhjet e 8 majit ai theksoi se Pozicioni yne per zgjedhjet e 8 majit eshte edhe e i qarte sec ishte perpara vrasjeve dhe nxjerrjes se Policise se Shtetit nga kuadri ligjor i Shqiperise perballe Kryeprokurores ne presion dhe perpara agresionit perballe Presidentit te Republikes se Shqiperise.

Nder te tjera ai theksoi se Basha eshte nje minister ne rikerkim nderkohe qe per sa i perket Presidentit une e konsideroj teresisht qe ai eshte vene ne shenjestren e sulmit teresisht fashist te te ashtuquajturit Kryeminister.

Sipas tij keto fakte tregojne se nuk mund te behen zgjedhje te lira ne Shqiperi.

Sipas tij problemi i madh i ketij vendi nuk eshte mungesa e ligjeve por moszbatimi i frikshem qe nuk iu behet atyre.

a.y/NOA

Tagsedi rama zgjedhjet e 8 majit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›