Dhe pse me autobusë nga rrethet, turma e vakët
Në protestën e PS-së shmangen socialistët
Peticion me firma për t’ia çuar Kuvendit
Fillimi i mbarë gjysma e punës thonë, por duket se Edi Rama me gjithë përpjekjen për t’ia nisur mbarë dhe me zhurmë me protestat nuk dukej se ia doli. Protesta e djeshme e opozitës megjithëse me përpjekje maksimale të PS-së dhe gjitha bashkive që drejtohem prej saj për të sjellë njerëz në Tiranë, nuk ia doli dot të mbledhë një turmë kompakte e madhe që të impononte me numër në ekranet e televizioneve. Edi Rama mbajti fjalimin e tij për hapjen e kutive të 28 qershorit para një turme shumë më të vakët sesa ajo e datës 26 qershor, të cilës i premtoi fitore. Dhjetëra autobusë nga rrethet të organizuar nga kryetarët e bashkive u parkuan dje para kryeministrisë duke lënë qindra simpatizantë dhe militantë të PS-së, por atyre i është bashkuar një numër jo fort i madh i militantëve nga Tirana duke e bërë kështu një protestë formale, aq më tepër po të krahasohet me protestat me të cilat jemi mësuar të shohim. Të mos harrojmë këtu se ai kishte mobilizuar dhe gjithë aleatët e tij të vjetër e aleatët e rinj nga e djathta që mbetën jashtë Kuvendit në zgjedhjet e fundit. Pavarësisht kësaj, kjo protestë ka jashtë objektivit të saj socialistët, pasi një Pandeli Majko dhe Taulant Balla ishin të vetmit që u ngjitën në podium përveç Ramës nga PS. E reja e tubimit të djeshëm opozitar ishte një nisme e organizuar nga disa ekspertë të PS-së për të mbledhur firma në një peticion me anë të të cilit të kërkojnë hapjen e kutive të votimit. Bëhet fjalë për një rrugë ligjore që me anë të 20 mijë firmave të çojnë kërkesën në Kuvend për të kërkuar hetimin e zgjedhjeve. Gjatë fjalimit të tij që u mbajt në fund pas aleatëve të majtë dhe disa qytetarëve të thjeshtë, Rama tha se “sot fillon protesta jonë që nuk mbaron pa fituar lirinë e së drejtës së votës sonë”.
“Ne duam të shohim votën tonë, duam të çlirojmë votën tonë nga presioni i shtetit të bërë njësh me pushtetin. Ky pushet nuk vendos dot për ne, sepse shumica e popullit nuk ka vendosur për të. Vala e protestës do të përhapet mbi Shqipëri, do ta përballim pushtetin e hajdutëve të votës me pushtetin e sovranit” u shpreh Rama. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të firmosin një peticion që vë në lëvizje Kuvendin që të hetojë, megjithëse deputetët e tij nuk janë bërë akoma pjesë e këtij institucioni. “Firmosni projektin e propozuar në bazë të Kushtetutës për të kërkuar hetimin e atyre zgjedhjeve që deformuan pabesisht vullnetin tuaj. Kjo nismë, që kërkon 20 mijë firma, çon automatikisht kërkesën e opozitës në parlament pa qenë nevoja që në të, të jenë të pranishëm edhe deputetët socialistë”, - tha ai.
Majko: S’po kërkojmë asgjë të çuditshme për veshët e evropianit dhe amerikanit
Për ish-kryeministrin Majko, socialistët nuk po kërkojnë asgjë të çuditshme për veshët e evropianit dhe amerikanit. Deklarata e Majkos u bë në mitingun e PS dhe dukej se ishte një përgjigje me ironi ndaj reagimeve të ndërkombëtarëve që i kanë kërkuar PS-së të kthehet në Kuvend. “Ne do ta fillojmë punën e opozitës me mitingun e votës së lirë, nuk ka gjë më të mirë për një opozitë se të fillojë kauzën e saj të parë si opozitë, duke kërkuar votën e lirë. Nuk po kërkojmë asgjë të pamundur, asgjë të çuditshme për veshët e evropianit dhe amerikanit, por kërkojmë thjesht të hapet kutia e votimit, të bëhet transparent rezultati. Kërkojmë që vota përfundimisht të lexohet, që askush nesër të mos shkojë tek kutia e votimit duke na bërë pyetjen, a do na e mbroni votën, a do të lexohet vota ime?”, - ishte deklarata e fortë e Majkos. Më tej, Majko bëri dhe disa komente kur tha se sot institucionet e shtetit shqiptar ngjajnë me kutitë e pahapura të votës së lirë të shqiptarëve.
Veliaj: Protestë kundër TVSH-së
“Ku është vota ime?”, - kështu e nisi fjalën e tij kreu i G99 Erion Veliaj, i cili garoi për herë të parë në zgjedhje, por nuk arriti të bëhej deputet. Ai ka kërkuar që në protestën e radhës të sulmohet TVSH-ja. Veliaj u shpreh se opozita do t’i tregojë të gjithë skeptikëve se këtë herë nuk do të dorëzohet deri në hapjen e kutive të votimit. Ndër të tjera , kreu i G99-s ftoi qytetarët të bashkohen në aksionin e radhës të opozitës, kundër Televizionit Publik Shqiptar.
Bollano e Dule “përzihen” nga mbledhja e OMONIA-s
Vazhdojnë përplasjet në radhët e organizatës që përfaqëson minoritetin grek në vend, përplasje që janë vazhdim i konflikteve në partinë që është më pranë kësaj organizate, PBDNJ. Një pjesë e mirë e forumeve të OMONIA-s janë vënë kundër kreut të saj, që është dhe kryebashkiak i Himarës, Vasil Bollano dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Një sherr i radhës është shënuar në mbledhjen e djeshme. Kreu i OMONIA-s, Bollano dhe kreu i PBDNJ-së, Dule, mësohet se janë larguar nga mbledhja e Këshillit Drejtues të OMONIA-s pas akuzave të anëtarëve të Këshillit Drejtues, Spiro Ksera. Ksera tha se me qëndrimet e tij, Vangjel Dule, ka përçarë organizatën "Omonia". Po ashtu, në mbledhje Ksera ka kërkuar që Vasil Bollano të largohet nga kreu i OMONIA-s. Pas këtyre akuzave, Vasil Bollano ka kërkuar, që Spiro Ksera dhe Kosta Barka të largoheshin nga mbledhja, dhe në shenjë proteste vetë Bollano dhe Vangjel Dule kanë braktisur mbledhjen. Mbledhja e radhës e organizatës OMONIA do të zhvillohet në dhjetor dhe kreu i ri i saj do të zgjidhet me parimin “një anëtarë një votë”.