Rama: Do vazhdojmë protestat në të gjithë vendin

Kreu i PS-së Edi Rama një ditë pas protestës së opozitës në një bashkëbisedim me gazetarët pasi ka falenderuar qytetarët të cilët morrën pjesë në manifestimin ka theksuar se opozita është e bindur të vazhdojë përshkallëzimin e protestave javën tjetër në një tjetër qytet të vendit duke vazhduar në gjitha qytetet e Shqipërisë për të kërkuar hapjen e kutive dhe ndaj parlamentit pa legjitimitet. Sipas tij opozita ka mbledhur 20 mijë firma nga qytetarët për t'i kërkuar parlamentit që të hapë kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. "Manifestimi tregoi se opozita është në rrugën e duhur dhe në kërkim të së drejtës së saj dhe në këtë rrugë ajo përfaqëson një shumicë të madhe shqiptarësh" theksoi Rama.
Gjithashtu Rama ka sulmuar edhe kryeministrin Berisha duke shtuar se opozita kërkon një hetim pralamnetar që nuk kontrollohet nga Berisha i cili është i akuzuari numër një.
Gjithashtu Rama ka sulmuar edhe kryeministrin Berisha duke shtuar se opozita kërkon një hetim pralamnetar që nuk kontrollohet nga Berisha i cili është i akuzuari numër një.