E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Drejt përfundimit parkimi pranë Manastirit të Zvërnecit në Vlorë


TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë janë tashmë drejt përfundimit punimet për parkimin e ri.

Ky projekt i realizuar nga bashkia Vlorë me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka hyrë në fazën finale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet për këtë parkim, i cili sipas tij “siguron 120 vende parkimi për automjete dhe hapësira të dedikuara për autobusët”.

Projekti, sipas Ramës, do t’i kthejë dinjitetin një zone shumë të frekuentuar nga turistët.

“Bashkë me gjelbërimin dhe pemët selvi, ndriçimin modern dhe hapësirat e pushimit, parkimi është një investim i domosdoshëm që do të lehtësojë qarkullimin dhe do të ofrojë më shumë rehati për të gjithë vizitorët e trashëgimisë kulturore dhe bukurive natyrore të Manastirit të Zvërnecit”, tha Kryeministri.

Manastiri i Zvërnecit daton në shek. XIV. Ai rrethohet nga ujëra të kristaltë, mbart një histori të thellë dhe është një destinacion i rëndësishëm për pelegrinët dhe vizitorët që kërkojnë qetësi dhe lidhje me natyrën dhe besimin.

/m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›