Rama: Drejtësia vdiq, aksion popullor për ta ringjallur

Në një deklaratë të shkurtër për mediat nga selia rozë, Rama u shpreh sot pasdite se Kolegji Zgjedhor vulosi grabitjen r dhunshme dhe nxori humbësin fitues.
“Sot fjalët tona janë të tepërta, sepse të gjithë e dinë të vërtetën e zgjedhjeve në Tiranë, të gjithë qytetarët, ndërkombëtarët dhe gjyqtarët. Sot fjalët tona janë të tepërta, sepse akti i Kolegjit flet më shumë se çdo fjalë për kapitullimin pa kusht të drejtësisë nën trysninë e një pushteti kusarësh dhe matrapazësh”, tha kryesocialisti.
Duke u shprehur se “drejtësia në Shqipëri ka vdekur”, Edi Rama bëri të ditur se “opozita do të flasë në një aksion të madh popullor për ta ringjallur drejtësinë dhe shpëtuar Shqipërinë nga pengmarrësit e saj”.
/Start/
2011-07-08 19:45