Rojat bregdetare greke ndalojnë anijen e tretë drejt Gazës

Një vit pasi nëntë persona u vranë kur marina izraelite hapi zjarr ndaj flotiljes pro-palestineze, Greqia bllokon anijet që nisen drejt zonës së tensionit, me argumentin se shqetësohet për sigurinë e aktivistëve. Këta të fundit, ndërkaq, po përpiqen të gjejnë mënyra të tjera për të vijuar misionin e tyre.
Anija me rreth 10 aktivistë në bord, mes të cilëve edhe politikanë francezë, një europarlamentar e një gazetar, ishte nisur nga ishulli i Korsikës. Aktivistët thanë se po prisnin në ujërat ndërkombëtarë për pjesën tjetër të flotiljes, që tashmë është bllokuar në portet e Greqisë.
Anija e quajtur “Dignity” u diktua herët në mëngjes në afërsi të ishullit të Kretës, në jug të Greqisë, në çastin kur po furnizohej me karburant. Rojat bregdetare greke thanë se anija u çua në portin e Sitias për kontrolle. “Ende po kontrollojmë dokumentacionin e anijes. Deri tani nuk kemi hasur në ndonjë problem. Ata nuk e kanë bërë të ditur destinacionin, ndoshta ngaqë ende nuk e kanë vendosur”, tha një zyrtar i autoriteteve bregdetare në kushte anonimiteti. Ai shtoi se asnjë person nuk u arrestua.
Flotilja e përbërë nga 10 anije, me rreth 350 udhëtarë, do të çonte ilaçe, ushqim dhe materiale ndërtimi në Gaza deri në fund të qershorit, por synimi kryesor ishte thyerja e bllokadës. Por mundësitë që kjo të realizohet tashmë janë zbehur, pasi autoritetet greke bllokuan tri prej anijeve ndërkohë që mbajnë nën vëzhgim shtatë të tjerat. “Ne po presim, e dimë që ditët kalojnë, por të shohim ç’do të ndodhë. Për momentin nuk mund të lëvizim”, tha njëri prej aktivistëve.
/Start/E. Bylykbashi/
2011-07-08 16:58