E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Duam transparence. Listat zgjedhore rrezikojne manipulimin

TIRAN- Transparencen e zgjedhjeve te shkuara dhe garanci per siguri ne zgjedhjet qe vijne. Keto jane dy prej pikave kryesore ne te cilat u ndal kreu i PS-se Edi Rama gjate bashkebisedimit me gazetaret.

Sipas Rames prej 11 ditesh jane shkelur te gjitha afatet per listat paraprake dhe Lulzim Basha eshte pergjegjesi i drejteperdrejte per fillimin e deformimit te procesit te ardhshem zgjedhor ne te njejten rruge pa krye qe deformoi tjetrin.

Rama ka kerkuar monitorim nga OSBE-ja per procesin qe rrezikon te keqperdoret nga Lulzim Basha dhe Ferdinand Pone per te manipuluar procesin zgjedhor.

Kreu socialist theksoi edhe njehere se opozita eshte e vendosur per transparencen e zgjedhjeve dhe per kete mazhoranca duhet te pranoje oferten e bere nga PS-ja.

Sipas tij opozita e ka bere oferten e saj per zgjidhjen e krizes dhe per hapjen e rruges se reformes zgjedhore dhe kjo oferte duhet lexuar dhe pranuar nga qeveria sepse nuk ka rruge tjeter per ta nxjerre vendin nga kjo situate.

Nje dite me pare Partia Socialiste ka hedhur dyshime se vonesat e shkarkimit te listave paraprake te zgjedhesve behen per manipulimin e zgjedhjeve vendore.

Gjate nje deklarate per mediat nenkryetarja e bashkise nr 1 Lindita Nikolli beri pergjegjes per keto vonesa Drejtorine se Pergjithshme te Gjendjes Civile organ nen varesine e drejtperdrejte te Ministrise se Brendshme.

Ne shkelje te plote te te gjitha afateve ligjore Ministria e Brendshme nuk ka perpunuar informacionin per ndarjen e re te qendrave te votimit edhe pse pushteti vendor ka permbushur te gjitha detyrimet e veta brenda afatit kohor te 20 Tetorit 2010- tha ajo.

Sipas Nikollit sipas udhezimit te Ministrit te Brendshem Lulzim Basha - listat paraprake te zgjedhesve duhet te ishin shpallur qe ne daten 26 tetor 2010.

Ky proces totalisht jo transparent nga drejtoria e pergjithshme e gjendjes civile nen varesine e ministrit Lulzim Basha ua ben te zgjedhurve vendore te pamundur te kene informacion te sakte per numrin e zgjedhesve dhe levizjet e tyre cka krijon terrenin e favorshem per manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme njesoj si zgjedhjet e shkuara- tha ajo.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›