E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan Kriza mesazh i keq per BE. Komision per hetimin zgjedhor

KOMENTET KODI EMBED VIDEO TE TJERA FORMAT KINEMA kodi embed per kete video

UPDATE- Delegacioni i Parlamentit Evropian ne mbyljje te takimit te Komitetit per Stabilizim Asociimin propozoi ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit me shumice nga opozita.

Gjate nje konference per mediat eurodeputetet e pranishem ne takim shprehen zhgenjimin per situaten politike ne vend.

Kreu i delegacionit Eduard Kukan duke praniuar se duhej arritur nje konsensus mes paleve deklaroi se ne fund nuk u be e mundur nje gje e tille.



Pack braktis takimin. Cornelissen Sjellja e politikaneve nje turp

Eurodeputetja Doris Pack ka braktisur ne menyre demonstrative takimin e Stabilizim Asocimit qe zhvillon sot mbledhjen e tij te dyte.

Nderkohe fill pas saj eurodeputetja Marije Cornelissen e ka quajtur te turpshme sjelljen e
politikaneve shqiptare. Te isha shqiptare do isha tuperuar me akuzat qe behet ne politike. Ketu duhet te dialogohet ju vazhdoni ende me akuzat ka thene ajo ne tryeze pasi eshte larguar kolegja Pack.

Pack eshte shprehur shume e zhgenjyer nga akuzat mes dy forcave kryesore politike PD dhe PS nderkohe qe takimi eshte teper i rendesishem pasi ne te diskutohen fatet e vendit.

Ketu po diskutohen fatet e vendit nje gjendje e tille eshte e patolerueshme- ka thene Pack. Sipas saj prej 20 vjetesh po shikohet e njejta praktike dhe kjo nuk eshte serioze pasi nuk mund te vazhdohet me te njejten perplasje.
Replikat
Takimi i sotem eshte shoqeruar me shkembime akuzash mes perfaqesuesve te pozites dhe opozites te pranishem ne takim. Qe ne fillim ka pasur replika mes ministrit te Financave Ritvan Bode dhe deputetit te PS-se Arben Malaj.
Bode theksoi se kete vit Shqiperia perballoi krizen dhe pavaresisht krizes qe perfshiu shume vende Bode tha se kete vit ekonomia njohu rritjen me te larte.

Por ka reaguar menjehere Malaj duke i quajtur deklarata te tilla loje me statistikat.
Pavaresisht se qeveria e ka te lehte te manipuloje statistikat eshte e veshtire fshehja e situates reale. Papunesia e strukturuar ne masen 138 deficiti publik eshte shqetesues tha Malaj duke i kujtuar ministrit rastin e Greqise.

Ne takimin e djeshem u bene deklarata te forta referuar situates politike ne vend. Kreu i delegacionit Eduard Kukan gjate takimit te komitetit e vleresoi situaten si shume shqetesuese dhe theksoi se KE eshte shume e shqetesuar pasi kriza zgjati shume dhe nuk po gjen zgjidhje. Zgjatja e krizes institucionale tha Kukan do te permendet ne raportin e Keshilit te Evropes. Ndersa eurdeputeti tjeter Bursa beri me faj te dyja palet politike per gjendjen e krijuar ndersa paralajmeroi se kjo situate do te kete efekt negative ne integrimijn e vendit.

Gjate dites delegacioni me ne krye Eduard Kukan ka patur disa takime me perfaqesues te larte te politikes ne Shqiperi. Ne takimin qe delegacioni pati me kryeminsitrin Berisha u diskutua mbi reformat dhe investimet qe jane bere ne fusha te ndryshme ndersa kriza politike ende e pazgjidhur ishte pjese e diskutimitit. Ne njoftimin per shtyp te kryeministrise thuhet se ne takim u vleresua oferta e mazhorances per hetimin e te gjitha ceshtjeve nga Komisioni parlamentar pervecse atyre per te cilat ka vendim te gjykatave

Nderkohe kreu i PS-se Edi Rama ka pritur gjithashtu ne takim delegacionin e kryesuar nga Kukan ku ky i fundit u interesua mbi qendrimin e PS-se per mundesine e daljes nga kriza. Kreu socialist Rama e vleresoi si proaktiv qendrimin e PS-se dhe e njohu zyrtarin e BE me oferten qe opozita ka bere per daljen nga kriza.

marreveshja baze per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per te hetuar zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare te 2009 - ku kryetari dhe shumica e pjesetareve zgjidhen nga opozita dhe i cili ka mandatin per te hetuar materialet zgjedhore - duhet implementuar sa me shpejte te jete e mundur. - tha Rama

Partia Socialiste vazhdoi me tej Rama e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 2009 por ka kerkuar hetimin e menyres sesi u zhvilluan keto zgjedhje. Kjo eshte nje e drejte Kushtetuese e Partise Socialiste per te cilin ka dhe nje precedent nga viti 2005 kur kerkesa e Levizjes Socialiste per Integrim per hetimin e zgjedhjeve parlamentare perfshire hapjen e kutive u miratua nga legjislatura paraardhese.



Kreu i delegacionit Eduard Kukan ka mbajtur postin e ish ministrit te jashtem te Sllovakise eshte njohes i mire i Ballkanit anetar i delegacionit te parlamentit europian per marredheniet me vendet e ballkanit Perendimor dhe anetar i komisionit te jashtem te parlamentit europian.

Eurodeputeti Kukan ka qene i angazhuar edhe ne procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine si dhe pjestar ne bisedimet e zhvilluara me ndermjetesine europiane mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te opozites Edi Rama ne Strasburg majin e kaluar per zgjidhjen e ngercit lidhur me hetimin e zgjedhjeve te qershorit 2009.

Takimi i sotem ka perfshire ne rendin e punes nder pikat e para situaten politike dhe reformen elektorale. Edhe ne takimin e pare te ketij komiteti te mbajtur ne maj kjo teme krijoi debate te forta jo vetem mes perfaqesuesve shqiptare por edhe europarlamentareve te cilet pergjithesisht mbronin perfaqesuesit e krahut te tyre politik.

Situata e krijuar beri ne ate kohe qe te deshtonte ne minutat e fundit edhe miratimi i nje deklarate te perbashket ne perfundim te takimit.

Qe nga maji i atehershem situata politike eshte thuajse e njejte. Konflikti per ceshtjen e hetimeve te zgjedhjeve eshte ende i hapur madje marredheniet mes paleve jane acaruar edhe me tej per shkak te disa perplasjeve ne parlament.

Ne kete kuptim edhe takimi i sotem rrezikon te jete nje fotokopje e atij te majit me te vetmin ndryshim qe europarlamentaret mund te kerkojne shpjegime se perse nuk eshte bere asgje pas miratimit te rezolutes nga ana e parlamentit europian ku kerkohet ngritja e komisionit hetimor per zgjedhjet dhe hapja rruge reformes elektorale.

Por edhe pikat e tjera te rendit te dites se takimit nuk eshte se premtojne ndonje situate me te qete.

Nder to jane edhe diskutimet per permiresimin e funksionimit te gjyqesorit dhe shtetit te se drejtes ne Shqiperi nje ceshtje per te cilen ka debate te vazhdueshme mes paleve politike. Po ashtu edhe pika qe ka te beje me te drejtat e njeriut mund te jete nje tjeter moment problematik.

Dy dite me pare perfaqesuesit e vendeve te bashkimit europian shprehen shqetesim per ndikimin qe ngerci politik ka ne funksionimin e institucionit te Avokatit te Popullit. Per shkak se Avokati i popullit zgjidhet me shumice te cilesuar posti ka disa muaj qe ka mbetur vakant. Ne deklaraten e leshuar ne Tirane u behet thirrje te gjitha partive politike te procedojne ne menyre urgjente me emerimin e Avokatit te ri te Popullit.

Ngerci politik nuk duhet te pengoje miratimin nga ana e Parlamentit te reformave dhe masave qe jane ne interes te Shqiperise dhe qytetareve te saj. Perfaqesuesit e vendeve te Bashkimit Evropian u ben thirrje gjithashtu autoriteteve shqiptare te marrin masat e nevojshme per te garantuar venien ne zbatim sic duhet te ligjit kunder diskriminimit te miratuar nga Parlamenti ne shkurt te vitit 2010 perfshire ketu edhe mbeshtetjen me burime te mjaftueshme financiare dhe njerezore per Komisionerin per Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Takimi i sotem i komitetit te perbashket parlamentar te Stabilizim Asocimit zhvillohet vetem pak dite perpara se Bashkimi europian te vendose te hene e ardhshme per liberalizimin e vizave per qyetaret shqiptare dhe nje dite me pas Komsioni europin te shpreh opinionin mbi kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›