Rama: Duhet ndryshuar politika ndaj kulturës, nuk mund të shihet si aheng
TIRANE - Partia Socialiste mblodhi pasditen e sotme tryezën për Kulturën, në kuadër të konsolidimit të programit të ri qeverisës “Për një Rilindje Kombëtare”.
Gjatë fjalës së tij në këtë tryezë, kryetari i socialistëve Edi Rama theksoi domosdoshmërinë e ndryshimit të politikës ndaj kulturës. Sipas Ramës, kultura mund të kthehet në një instrument shpirtëror dhe kulturor i bashkësisë sonë me atë europiane.
“Duke qenë se jemi një vend përballë derës së Europës, Shqipëria nuk mund të jetë më një vend ku qeveria e shikon kulturën si aheng apo thjesht argëtim në kohën e lirë . Për këtë lypset një administrim tërësisht tjetër i kulturës dhe një konceptim tjetër i mënyrës se si funksionin i gjithë mekanizmi shtetëror që financohet nga taksat e shqiptarëve për kulturën.”- deklaroi Rama.
Kryesocialisti kërkoi që “grupi që do të punojë për detajimin e kësaj pjesë të programit, të ndërtojë një proces me sa më shumë pjesëmarrje dhe të bazohet sa më shumë në eksperiencat e deritanishme qoftë për të reflektuar, ose për të përfituar nga historitë e suksesit të njerëzve të kulturës dhe artit.”
Sipas Ramës, disa pika që programi duhet të konsiderojë si pika referimi janë: “Shqipëria europiane, kooperimi kulturor në rajonin tonë dhe më gjerë si një shtyllë kryesore e politikave kulturore. Trashëgimia kulturore si një pasuri e cila nuk mund të lihet më tutje në degradim. Administrimi kulturor si domosdoshmëri për të reformuar mekanizmin shtetëror për kulturën sot. Libri dhe politikat me librin.”
(er.nu/BalkanWeb)