E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqja e dhomës e fiksuar pas seksit, studentja padit kolegjin

SHBA – Një ish-studente në SHBA ka paditur kolegjin “Stonehill College”, pasi pretendon se gjatë kohës së studimeve ka vuajtur nga depresioni për shkak se shoqja e saj e dhomës ishte e fiksuar pas seksit.

Lindsay Blankmeyer, e diplomuar në vitin 201,1 kërkon 150.000 dollarë dëmshpërblim për vuajtjet psikologjike që ka pasur nga shoqja e saj e dhomës.

22-vjeçarja ishte regjistruar në kolegj në vitin 2007, por problemet me shoqen e dhomës Laura Sidla, duket se kanë nisur gjatë vitit të fundit. Lindsay Blankmeyer pretendon se shoqja e saj e fuste shpesh të dashurin në dhomë dhe ata kryenin marrëdhënie seksuale në praninë e saj.

Por sipas 22-vjeçares, shoqja e saj ishte e fiksuar pas seksit dhe kur nuk e kishte të dashurin shikonte filma pornografikë apo bënte seks virtual me njerëz të panjohur në internet. Ish-studentja thotë se këto veprime i kanë shkaktuar dëme psikologjike.

22-vjeçarja deklaron se është ankuar disa herë tek drejtuesit e kolegjit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Por zëdhënësja e kolegjit Stonehill, Kristen Magda bëri të ditur se drejtuesit i kanë ofruar Lindsay Blankmeyer-it të transferohej në një dhome të veçantë por ajo nuk ka pranuar.

(er.nu/corriere/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›