E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukashenko-Westerwelle-s: Më mirë diktator se gay

BJELLORUSI - “Më mirë diktator se sa homoseksual”. Kështu iu përgjigj akuzave të kryediplomatit gjerman Guido Westerwelle presidenti Bjellorus Alexander Lukashenko.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme deklaroi pak ditë më parë se Lukashenko është diktatori i fundit i Europës, duke përmendur shtypjen e atyre që luftojnë për të drejtat e njeriut në Bjellorusi.

Alexander Lukashenko i cilësoi si deklarata histerike të gjitha akuzat kundër tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›