E Diel, 1 Nëntor 2026

Maradona: Ëndërroj Bokën, Argjentinën s’e shoh më

KATAR - Diego Armando Maradona duket një njeri i lumtur në Katar, aty ku drejton skuadrën e Al Wasl. Por, argjentinasi thotë se do të largohej nëse do të merrte një ofertë nga Boka Xhuniors.

“Unë e dua Boka Xhuniors, nëse më thërret, do të shkoja në këmbë”, deklaroi ai. “Te Al Wasl unë jam si te Reali apo Barcelona, këtu mund të punosh në kushte ideale, - vijoi Maradona. – Do më pëlqente të qëndroja si Venger. Argjentina? Që kur lashë pankinën e saj, nuk e shoh më. Nuk ia dal dot, më dhemb zemra”.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›