Rama-Dule bashkëpunim të ndërsjellë
01/04/2011 Aleancë teknike për zgjedhjet e 8 majit, PBDNJ-ja dhe PS-ja marrëveshje të posaçme
Socialistët lënë zona të lira për aleatin, për t’u mos rivalizuar me kandidatë për të majtën
Partia Socialiste dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut formalizojnë bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre, lidhur me zgjedhjet lokale të 8 majit. Kështu, përmes zyrtarizimit të kësaj marrëveshjeje mes tyre, këto dy parti parlamentare do të synojnë që t’i japin mbështetje në zona të caktuara njëra-tjetrës, me qëllim maksimizimin e fitores së të majtës në zgjedhjet lokale. Në thelb të kësaj kontrate parazgjedhore mes PS-PBDNJ-së qëndron pikërisht garancia reciproke, ku selia rozë i lë zona të lira aleates së saj, edhe pse jashtë koalicionit “Aleanca për të ardhmen”. Ndërkohë që PBDNJ-ja nga ana e saj nuk “rivalizon” me kandidatë më vete këtë koalicion të kryesuar nga PS, përfshirë këtu dhe bashkinë e Tiranës. Kështu, duke dashur që të mënjanohen përplasjet mes tyre, kryetari socialist Edi Rama nënshkroi dje një marrëveshje të posaçme bashkëpunimi me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, me qëllim bashkëpunimin për zgjedhjet vendore. Në vlerësimin e Ramës kjo ishte një marrëveshje që plotëson objektivin e forcave të majta, atë të fitores në zgjedhjet e 8 majit. “Jemi këtu për të deklaruar realizimin e një marrëveshjeje të posaçme zgjedhore, e cila bëhet pjesë e rrugës sonë për t’u dhënë qytetarëve, zgjedhësve më 8 maj mundësinë për të zgjedhur më të mirën. Marrëveshje për bashkëpunim të posaçëm, në funksion të një Shqipërie evropiane. Fitorja e 8 majit është objektivi i forcave të majta ndaj qeverisë që e ktheu qeverisjen në regjim”, vuri në dukje Rama. Në të njëjtën linjë u shpreh dhe kreu i PBDNJ-së, Dule. Sipas tij, kjo marrëveshje konsiston në mbështetjen e kandidatëve të “Aleancës për të ardhmen” nga ana e PBDNJ-së dhe anasjelltas. “Jemi sot në finalizim të një marrëveshjeje me PS dhe ‘Aleancën për të ardhmen’, ku do të bashkëpunojmë për sa u përket zgjedhjeve vendore. PBDNJ mbështet kandidaturat e ‘Aleancës për të ardhmen’ dhe anasjelltas, për të maksimalizuar forcat”, theksoi Dule gjatë fjalës së tij. Ndërkohë, referuar listës së kandidatëve që do të garojnë më 8 maj, vihet re se vetëm në Bashkinë e Himarës këto dy parti do të garojnë me kandidatë përkatës, ku për PBDNJ do të garojë sërish Vasil Bollano, ndërsa kandidatura e “Aleancës për të ardhmen” është Gjergji Goro.
Zonat e lira
Kryesia e Partisë Socialiste miratoi pak ditë më parë listën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 8 majit nën siglën e koalicionit “Aleanca për të ardhmen”. Ndërkohë që në këtë mbledhje ky forum përcaktoi dhe zonat e lira që ky kamp do të linte për aleaten e saj jashtë koalicionit, PBDNJ-në. Kështu, janë 9 komuna në të cilat PBDNJ-ja do të mbështetet nga PS, ku kjo e fundit nuk do të nxjerrë kandidat të saj për të garuar më 8 maj. Konkretisht janë komuna Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm, komuna Odrie, Pogon, Aliko,
komuna Dhivër, Livadhja, Finiq dhe komuna Mesopotam, ku PBDNJ-ja do përqendrojë garën e saj, ndërkohë që në zona të tjera do të ketë garë për këshilltarë vendorë.
Listat e zgjedhësve
Deputetët e PS instojnë në kërkesën e tyre
Partia Socialiste përmes deputetëve të saj ka kërkuar dhe gjatë ditës së djeshme që njësitë bashkiake të vënë në dispozicion të kësaj forcë parlamentare listat e votuesve. Kështu, të shpërndarë në njësi të ndryshme të Bashkisë së Tiranës, ligjvënësit socialistë kanë argumentuar arsyet se përse insistojnë në një kërkesë të tillë. “Këtu janë 5232 votues nga 34 mijë që ka njësia bashkiake dhe nga 17 - 18 mijë që votojnë zakonisht, ose duke marrë parasysh votimet e 2009. 5232 banorë këtu figurojnë pa adresë. Pikëpyetja jonë dhe shqetësimi ynë i bazuar në këtë listë qëndron në faktin që ka munguar kjo transparencë; nuk është vetëm për njësinë bashkiake numër 3, por në tërësi në shkallë vendi”, u shpreh deputeti Ilir Gjoni.
Kontribut për zgjedhjet
OSBE i jep në përdorim 35 kompjuterë KQZ-së
Në vijim të asistencës teknike për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të 8 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dha në përdorim 35 kompjuterë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zyra e shtypit e OSBE-së bën me dije se “kompjuterët, të cilët do t’i kthehen Prezencës pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, do të përdoren kryesisht nga komisionet e nivelit të mesëm, komisionet e zonave të administrimit zgjedhor (KZAZ) dhe zyrat rajonale zgjedhore të KQZ-së”. OSBE nënvizon se kompjuterët ofrohen si pjesë e asistencës teknike që Prezenca e OSBE-së i jep Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo asistencë synon të ndihmojë organet e administrimit të zgjedhjeve të përmirësojnë punën e tyre dhe të rrisin profesionalizmin.